Fran Ukcama

NE MUJSH KTHEHU O BIRI IM..
Ne mujsh kthehu o biri im,
Te rriti Nena me therrime,
Ti ike botes per me mire,
ne trishtim mbeti zemra ime..
Ne mujsh kthehu o biri im,
Me thonj kap jetn, egersine,
Dhe kendej o bir, ditnata mjerim,
Une lengate rreshqas ne gremine..
Ne mujsh kthehu o biri im,
Çatia e shtepise ka bere bark,
Dhe gjujte e mi prej reumatizmez,
Mbeshtet ne shtag kercasin krak..shkrak!
Ne mujsh kthehu o biri im,
Dhe dallendyshet me jane larguar,
Termeti qe shkundi shtepine,
Folezen ua ka rrenuar..
Ne mujsh kthehu o biri im,
Pa hene me ike, i pa ngrene,
Druaj si erdhi ky fati mallkim,
Do harrosh se pas ke lene nje nene..!
Ne mujsh kthehu o biri im,
Se lopa shkoi, e gjora, ngushellim ,
ne zjarr nuk e ve me kusine,
Me buke thate mbaj shpirtin tim!
Ne mujsh kthehu o biri im,
Dhe qeni plak fort eshte molise,
Krrusur, bishtndukur, gjytyrim,
Ka harru te leh, vetem kuis…
Ne mujsh kthehu o biri im,
S’do gjesh me nenen si thane te forte,
Nje cung ulok ne voter nxine,
Dy gurrece syte qe gjurgojne lot!
Ne mujsh kthehu o biri im,
Te puth ne faqe e jap nje bote,
dy metra toke, nje varr t’ me blesh o shpirt,
Qe mos te m’i gjesh kockat ne prrocke!!
Ne mujsh kthehu o biri im,
Jetim te rrita me mundime,
Por a ka ma jetim se ky shpirt pervelim,
Si eshke mbi gaca po me digjet!
“””””””””””””””””””””
HAKERRUESI I MASKARENJVE- ALI ASLLANI
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz
Sot me çoi në Vajzë halli,
aty ku ka selinë Ali Asllani,
deti i egër i halkerrimës,
patrioti i shqiptarizmës..
Mirë se të gjeta, o vigan,
mall n` shpirt për ty unë kam,
si mendon o poet dragua,
Shqipen kush e ka mallkue!
– Mire se erdhe o malcor,
kam nji lamsh në krahnor,
e krahnori s` po ma mban,
nga hakerrim u bë cunam!
U shtuan horrat, u shtuan morrat,
u shtuan sorrat, u shtuan korbat,
s` gjen rehat kurrë Shqipëria,
vendin e mori peropia..
Dallkauku dhe kopuku,
torrnakopi dhe unuku,
i pa shpirti, i paburri,
vjedhin, vrasin, shpirtin ndukun.!!
N` Vajzë atje te guri i pragut,
ul n` gjunjë profetit t` vargut,
shpirt vullkanit, shpirt cunamit,
t` pavdekurit Ali Asllanit!!
“””””””””””””””””””””
SI E LASHE E SI EGJETA
UNE CERRNICEN..
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë, mal, qiell, jashtë dhe natyrë
Brigjeve te Valbones u rritem,
trofta ndiqnim ne shkemb e gerxhe,
Pyje te dendura dikur kishte,
eh kasollet me dru endur.

Si e ngriten kete katund,
Burrat kreshnike te motit,
Hapen toke, troje e udhe,
Me bekim e fjale te zotit..

I mbaj mend ne anale shpirti,
fisnike te Nikaj-Merturit,
Si ndertuan jeten,
tokes tul me shpirt iu ngjiten,
Lavdi e ndera e katundit..

Oh,kjo Amazone malcie,
lisat ne qiell, bung e qarr,
Nji boje njeri zgjatej fieri,
Bar e lule, kafshe gjithefare..

Muzeum natyror,
Brezi i ri s’e imagjinon,,
kush me mua asht bashkekohore,
Per ate Parajse sot vajton..

Erdhen stalinecat rus,
Traktoriste me Budo Isufin,
Thonjte e rruspujt si ujq,
Mbi Parajse thelle i ngulen..

Pylli iku si mos te ishte,
Mijra vjet pat qendrue ne kambe,
Toke buke, hise-hise,
Cerrnica si bakllava..
U ngriten kullat e Gurit,
Si e ka ne nder malcori,
Rreshta-rreshta ne krye te katundit,
Cilivizim ishte per kohen..

I ra ne shpine kolektivizimi,
Si bie uku ne tufe me dele,
Katundarte heronj te dikurshem,
Rane ne mjerim,
Njemije here..

Me vone u kthye ne ferme,
U çveshen ma zi fshataret,
Tash as toke, as dhi, as dele,
Duar ne xhpa, proletare..

U mbush vendi molla, kumbulla,
Qershi, bojli pa pare,
Lugu i Thate, gjith katundi

plot,
Por goja mbeti hapte.

Perjetova njat lulezim,
Mirqenja gjithmone teposhte,
Ku shkonte ai prodhim,
shteti e merrte, votrat bosh..

E gjeta ne demokraci,
CERRNICEN, shpirtin pa sosun,
Oh plague brije me brinje,
Fund e krye sakatosun..

Shume larguar si dhe une,
Bije e bija rrugeve te botes,
Trojet trishten,
Merzi shume,
Idhnim shpirti, vella e moter.

Dikur shkolla ku mesova,
Kuti shkrepse mes pyllit ish,
Kujtoj mesuesin Azem Hoxha,
I Kolgecaj, burr fisnik..

Ma vone mesues ne katund u ktheva,
SHKOLLA e re ne krye katundit,
Ishin mote si pranvera,
Nxansit e mi tash gjysher si une..

SHKOLLA sot eshte me madheshtore,
Breza ketu u arsimuan,
Une ne shpirt libra e fletore, muzeume,
Kujtime te arta
Si thesar per jete i ruaj!

Sot shikoj nje brez ngulmetar,
Po i ndrrojne petkat Cerrnices,
Zoti ua prifte per mbare,
Ju heronj, o bije te shqipes..

Jeni nderi krenaria,
Baballaret qe flejne ne koder,
Nanat ato shpirte dritat
zgjohen heret kthehen ne voter..

Gazmojne te shumtet me te gjallet,
Mergimtaret dhurojne ndihma,
Nuk e lame çka na lane te paret,
Qytet po bahet Cerrnica!

Zemra e Malcise Gjakoves,
Po lulezon, hijeshon shtatin,
Kthjellon syni i Valbones,
Oh dashni,
O Perri, ta pafshim hajren!!

O Cerrnice shejtore shpirti,
O djep, o shtrat, o AME,
O shtroje Ari, ne prehen dielli,
Ty te kemi dhe at’, nane!!

Kthejme te ti shpirt permalluar,
Si vjen djali te Nana ne prag,
Te kem dashni, anderr te preruar,
Te kem Trojane,
Te kemi Itake!!!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.