
UNE CERRNICEN..

Brigjeve te Valbones u rritem,
trofta ndiqnim ne shkemb e gerxhe,
Pyje te dendura dikur kishte,
eh kasollet me dru endur.
Si e ngriten kete katund,
Burrat kreshnike te motit,
Hapen toke, troje e udhe,
Me bekim e fjale te zotit..
I mbaj mend ne anale shpirti,
fisnike te Nikaj-Merturit,
Si ndertuan jeten,
tokes tul me shpirt iu ngjiten,
Lavdi e ndera e katundit..
Oh,kjo Amazone malcie,
lisat ne qiell, bung e qarr,
Nji boje njeri zgjatej fieri,
Bar e lule, kafshe gjithefare..
Muzeum natyror,
Brezi i ri s’e imagjinon,,
kush me mua asht bashkekohore,
Per ate Parajse sot vajton..
Erdhen stalinecat rus,
Traktoriste me Budo Isufin,
Thonjte e rruspujt si ujq,
Mbi Parajse thelle i ngulen..
Pylli iku si mos te ishte,
Mijra vjet pat qendrue ne kambe,
Toke buke, hise-hise,
Cerrnica si bakllava..
U ngriten kullat e Gurit,
Si e ka ne nder malcori,
Rreshta-rreshta ne krye te katundit,
Cilivizim ishte per kohen..
I ra ne shpine kolektivizimi,
Si bie uku ne tufe me dele,
Katundarte heronj te dikurshem,
Rane ne mjerim,
Njemije here..
Me vone u kthye ne ferme,
U çveshen ma zi fshataret,
Tash as toke, as dhi, as dele,
Duar ne xhpa, proletare..
U mbush vendi molla, kumbulla,
Qershi, bojli pa pare,
Lugu i Thate, gjith katundi
plot,
Por goja mbeti hapte.
Perjetova njat lulezim,
Mirqenja gjithmone teposhte,
Ku shkonte ai prodhim,
shteti e merrte, votrat bosh..
E gjeta ne demokraci,
CERRNICEN, shpirtin pa sosun,
Oh plague brije me brinje,
Fund e krye sakatosun..
Shume larguar si dhe une,
Bije e bija rrugeve te botes,
Trojet trishten,
Merzi shume,
Idhnim shpirti, vella e moter.
Dikur shkolla ku mesova,
Kuti shkrepse mes pyllit ish,
Kujtoj mesuesin Azem Hoxha,
I Kolgecaj, burr fisnik..
Ma vone mesues ne katund u ktheva,
SHKOLLA e re ne krye katundit,
Ishin mote si pranvera,
Nxansit e mi tash gjysher si une..
SHKOLLA sot eshte me madheshtore,
Breza ketu u arsimuan,
Une ne shpirt libra e fletore, muzeume,
Kujtime te arta
Si thesar per jete i ruaj!
Sot shikoj nje brez ngulmetar,
Po i ndrrojne petkat Cerrnices,
Zoti ua prifte per mbare,
Ju heronj, o bije te shqipes..
Jeni nderi krenaria,
Baballaret qe flejne ne koder,
Nanat ato shpirte dritat
zgjohen heret kthehen ne voter..
Gazmojne te shumtet me te gjallet,
Mergimtaret dhurojne ndihma,
Nuk e lame çka na lane te paret,
Qytet po bahet Cerrnica!
Zemra e Malcise Gjakoves,
Po lulezon, hijeshon shtatin,
Kthjellon syni i Valbones,
Oh dashni,
O Perri, ta pafshim hajren!!
O Cerrnice shejtore shpirti,
O djep, o shtrat, o AME,
O shtroje Ari, ne prehen dielli,
Ty te kemi dhe at’, nane!!
Kthejme te ti shpirt permalluar,
Si vjen djali te Nana ne prag,
Te kem dashni, anderr te preruar,
Te kem Trojane,
Te kemi Itake!!!!!