Landa Molishti

SHKËLQIM NË KËRKIM!Imazhi mund të përmbajë: Landa Molishti, syze, selfie dhe Zmadho

E kërkoja, e kërkoja, e kërkoja, ​

O sa shumë, e kërkoja si e marrë?!​

Atë yll drite, që prej shekujsh s’e kisha parë?! ​

Papritur, dridhjet pushtuan kraharorin​

tim.​

Vallë, në ëndërr jam, apo në​

thellim-mendim!?!?​

Nga ky zgjim, diellor ngashërim!?​

Dy shpirtëra, si dy lule të pastra, ​

të ftohura nga vesa e Tetorit! ​

Që pushojnë të “heshtura”…, ​

Pranë e pranë, njëra- tjetrës?!​

Dikur, lumturinë koha ua mori.​

Disi shokuese, ​

e pakuptueshme,

e valë….​

Një tërmet, ”tronditje…”, i zgjoi petalet.

Vërshuan, u realizuan idealet!….​

Vite të fshikulluara idhshëm.
Nga kamxhikët e kohës, së lënduar,​
Të plagosur, mërgimtarët e jetës!​
Miliona rreze ngrohtësie,​
Në tokën arbërore rrodhën, nga burimet e thella shpirtërore.

Si dy zoq të trembur,​ u shfaqën në horizonte!.. ​

Dy buzëqeshje u drodhën,​

Në buzët tona?!?!​

Të lumtur u përqafuam. ​

E vijat e ballit, tinëzisht dëshmuan….​

Tmerrësisht, ishim plakur!..​

Ecëm në sheshet, dalëngadalë.​

E, lumturinë e befasishme e shijuam.​

Bisedën e këndshme miqësore,​

Si valë deti, vazhduam!… ​

Triumfuam, mbi kohën mizore,​

E shkelëm mërzinë!…. ​

Ecëm përpara, ngadhnjimtarë,​

Me buzëqeshje, u ndamë krenarë.

25/1/2020

RIPOSTIM

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.