SHKËLQIM NË KËRKIM!
E kërkoja, e kërkoja, e kërkoja,
O sa shumë, e kërkoja si e marrë?!
Atë yll drite, që prej shekujsh s’e kisha parë?!
Papritur, dridhjet pushtuan kraharorin
tim.
Vallë, në ëndërr jam, apo në
thellim-mendim!?!?
Nga ky zgjim, diellor ngashërim!?
Dy shpirtëra, si dy lule të pastra,
të ftohura nga vesa e Tetorit!
Që pushojnë të “heshtura”…,
Pranë e pranë, njëra- tjetrës?!
Dikur, lumturinë koha ua mori.
Disi shokuese,
e pakuptueshme,
e valë….
Një tërmet, ”tronditje…”, i zgjoi petalet.
Vërshuan, u realizuan idealet!….
Vite të fshikulluara idhshëm.
Nga kamxhikët e kohës, së lënduar,
Të plagosur, mërgimtarët e jetës!
Miliona rreze ngrohtësie,
Në tokën arbërore rrodhën, nga burimet e thella shpirtërore.
Si dy zoq të trembur, u shfaqën në horizonte!..
Dy buzëqeshje u drodhën,
Në buzët tona?!?!
Të lumtur u përqafuam.
E vijat e ballit, tinëzisht dëshmuan….
Tmerrësisht, ishim plakur!..
Ecëm në sheshet, dalëngadalë.
E, lumturinë e befasishme e shijuam.
Bisedën e këndshme miqësore,
Si valë deti, vazhduam!…
Triumfuam, mbi kohën mizore,
E shkelëm mërzinë!….
Ecëm përpara, ngadhnjimtarë,
Me buzëqeshje, u ndamë krenarë.
25/1/2020
RIPOSTIM