Maria Hizma Kuci

DEDIKIM

Nëse jeta të thotë të rrëzova

buzëqeshi asaj me ironi

dhimbjen shndërroje në forcë

dhe ngrihu në këmbë përsëri

Nëse jeta të duket e errët
pa shpres pa kuptim o nuk di
merr forcën që ke brenda teje
dhe fillo ec me shpejtesi
Nëse jeta të thotë të vrava
aspak mos i jep rëndësi
thoji vërtet unë qava
por qesh dhe jam i lumtur përsëri
Nëse jeta të thotë të munda…
nuk është e vërtet ti e di
brenda teje je vetëm forcë
paqe sinqeritet dhe siguri
Nëse dikush me ironi të flet
lere atë në qetësi
se zoti ta merr hakun vet
mjafton pastërtia tek ti

Brenda teje je vetëm forcë

shemb malet dhe i ngre përsëri

“””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Maria Hizma Kuci

Eja
Eja po te pres e mira ime
Malli dhe mua me bloi
Kjo largesi nuk me ben me trime
Vec nis rrekezat si kroi
Eja po te pres e bukura ime
Syrin tim loti verboi
Kjo pritje e gjate me mbyt ngasherime
E dallget e shpirtit mi zgjoi
Eja po te pres ze embla ime
Ky fllad shpirtin pushtoi
Me ngriti peshe ne qiellore fluturime
Me ty nje tjeter bote shijoj
Eja po te pres embelsia ime
Kjo ndjenje quhet vetem hyjnore
Drite marrin shpirtrat kur nisin fluturime
Paqen mbjellin ne te shpirtit pore
Eja po te pres si nje shpirt i bluar
I mbrujtur me te zemres petale
E filiz i mbire si diamant ne duar
Pergamene per nje shtojzavalle
Eja po te pres engjellorja ime
Merr me vete driten hyjnore
Me sill ne krahe ngjyren e qiejve
Mbi buze kengen engjellore

Eja pra ne krahun tim

Engjell i jetes bekim

“””””””””””””””””””””SI NJË SHPIRT I DASHURUAR
@
Flutura të bardha hodhi qielli
Nga barku i tij i dashuruar
I shoh ngadale si puthin ajrin
E tokën mbajnë të përqafuar
@
Maja malesh si pleq të moçëm
Qeleshen mbajnë fisnikëri
A thua me flutrat e bardha
Të kenë rënë në dashuri??
@
Pishat halore po përthyhen
Si ti rëndojë kjo bardhësi
Nga kjo magji qiellore dehen
Një çast e ndjehen...ripërtërirë
@
Ca flutra bien mbi gjethe vjeshte
Si një kopertë që butë rri
I mban ngrohtë,ngadalë në heshtje
Si mban kujtimet çdo njeri
@
Duart i zgjati shtrij drejt qiellit
Të prek disa ...si një fëmijë
Që verës kap rrezet e diellit
Vrapon të kap hijen e tij
@
Sot në fëmijë më kthen Debora
Në një fëmijë të llastuar
Marr ca flutura e mbushet dora...
Porsi një shpirt i dashuruar

E vuajtura në shekuj!

(Kundër dhunës ndaj grave)

Vritet një grua !

Një jetë rrëshket nëpër të pistat duar….

Vritet një grua !

Një ëngjëll i shtohet qiellit

Hëna përmbyset nga dhimbja e

zbehet drita e diellit…….

Vritet një grua !

Një rrëkezë e kuqe tokës i shtohet

që gjer në palcë dridhërohet,,,,,

Klith sa të duash !

çirru

bërtit

e kush të dëgjon o grua ?

O femër !

Kordat e tua duhet të dridhëronin botën

e fjala duhet të zbuste egërsirë….

e të mbushte tokën me lule

si një pranverë erëmirë…

por ti je thjesht një grua

nga shekujt mallkuar!

Do të mundohen më kot

ta zgjojnë këtë botë

ta paraprijnë

me një pishtar dashurie për ty

e të thonë është e brishtë

e ëmbël

e dlirë

diellore

qiellore

por ti ngelesh gjithmonë e dobët.

Brinja e Adamit qenkish e bluar

dhe bëri një trup për të vuajt

ndaj klith …

askush nuk ta dëgjon zërin tënd të mekur

o e vuajtura në shekuj

e vrara

e përbuzuara

e përçmuara

e përdhunuara

nga Adamët që zoti nuk i bëri njerëz !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.