Eja
Eja po te pres e mira ime
Malli dhe mua me bloi
Kjo largesi nuk me ben me trime
Vec nis rrekezat si kroi
Eja po te pres e bukura ime
Syrin tim loti verboi
Kjo pritje e gjate me mbyt ngasherime
E dallget e shpirtit mi zgjoi
Eja po te pres ze embla ime
Ky fllad shpirtin pushtoi
Me ngriti peshe ne qiellore fluturime
Me ty nje tjeter bote shijoj
Eja po te pres embelsia ime
Kjo ndjenje quhet vetem hyjnore
Drite marrin shpirtrat kur nisin fluturime
Paqen mbjellin ne te shpirtit pore
Eja po te pres si nje shpirt i bluar
I mbrujtur me te zemres petale
E filiz i mbire si diamant ne duar
Pergamene per nje shtojzavalle
Eja po te pres engjellorja ime
Merr me vete driten hyjnore
Me sill ne krahe ngjyren e qiejve
Mbi buze kengen engjellore
Eja pra ne krahun tim
Engjell i jetes bekim
“””””””””””””””””””””
E vuajtura në shekuj!
(Kundër dhunës ndaj grave)
Vritet një grua !
Një jetë rrëshket nëpër të pistat duar….
Vritet një grua !
Një ëngjëll i shtohet qiellit
Hëna përmbyset nga dhimbja e
zbehet drita e diellit…….
Vritet një grua !
Një rrëkezë e kuqe tokës i shtohet
që gjer në palcë dridhërohet,,,,,
Klith sa të duash !
çirru
bërtit
e kush të dëgjon o grua ?
O femër !
Kordat e tua duhet të dridhëronin botën
e fjala duhet të zbuste egërsirë….
e të mbushte tokën me lule
si një pranverë erëmirë…
por ti je thjesht një grua
nga shekujt mallkuar!
Do të mundohen më kot
ta zgjojnë këtë botë
ta paraprijnë
me një pishtar dashurie për ty
e të thonë është e brishtë
e ëmbël
e dlirë
diellore
qiellore
por ti ngelesh gjithmonë e dobët.
Brinja e Adamit qenkish e bluar
dhe bëri një trup për të vuajt
ndaj klith …
askush nuk ta dëgjon zërin tënd të mekur
o e vuajtura në shekuj
e vrara
e përbuzuara
e përçmuara
e përdhunuara
nga Adamët që zoti nuk i bëri njerëz !