13.SHIKUAM BRENDA VETËS – Sh.E
I mblodha miqtë një nga një,
Gjithë sa kisha që të tërë.
S’pati as edhe një që tha nuk vij,
Kokë të gjithë jemi bërë.
Sa shumë vite kishin kaluar,
Të gjithë shikuam Brenda vetës ,
Shumë nga jeta ishim tradhëtuar,
Duhej pranuar për hire të së vërtetës .
Filluam një nga një për t’u rrefyer,
Kush doli qegj e kush egërsisë.
Shumica nga njëri tjetri të gënjyer,
Ca folën troc e ca me pahirë.
Shikova edhe unë Brenda vetës,
Shetita në cdo cepë e në cdo kënd .
Fola hapur si mes miqëve ,
Sa për imagjinat nuk lash vend.
Vërtetë jeta s’të falë asgjë ,
Dhe mund të jetë shumë e errët.
Të paktën përvoja ma mësoj këtë.
Por e kam parë edhe nga të tjerët.
Të gjithë shikuam brenda vetës,
Dhe folëm hapur domosdo .
Ca kishin ecur para e ca mbrapa jetës,
E megjithatë askush nuk tha jetën se do.
SHABAN V .EMINI