Shaban Emini

KUR TA KTHEVA ATDHE SHPINËN

Kur ta ktheva atdhe shpinën ,
Me plagë në zemër të thash lamtumirë.
Ishte muaji maj e nuk ishte dimër,
Veq në shpirtin tim unë kisha ngrirë.
Si pikë referimi vendin tim e ruaj,
Dallgët e detit e bëjnë punën e saj,
Anija largohet drejtë dheut të huaj,
Atë ditë me shi të muajt maj .
Qielli me shi e mua lot më rridhnin lum,
Ndërsa largohesha nga brigjet e vendit tim.
Nuk isha vetëm,kishte edhe të tjerë shumë,
Atë ditë u ndjeva sikur të isha jetim.

Shaban Emini

“”””””””””””””””

13.SHIKUAM BRENDA VETËS – Sh.E
I mblodha miqtë një nga një,
Gjithë sa kisha që të tërë.
S’pati as edhe një që tha nuk vij,
Kokë të gjithë jemi bërë.
Sa shumë vite kishin kaluar,
Të gjithë shikuam Brenda vetës ,
Shumë nga jeta ishim tradhëtuar,
Duhej pranuar për hire të së vërtetës .
Filluam një nga një për t’u rrefyer,
Kush doli qegj e kush egërsisë.
Shumica nga njëri tjetri të gënjyer,
Ca folën troc e ca me pahirë.
Shikova edhe unë Brenda vetës,
Shetita në cdo cepë e në cdo kënd .
Fola hapur si mes miqëve ,
Sa për imagjinat nuk lash vend.
Vërtetë jeta s’të falë asgjë ,
Dhe mund të jetë shumë e errët.
Të paktën përvoja ma mësoj këtë.
Por e kam parë edhe nga të tjerët.
Të gjithë shikuam brenda vetës,
Dhe folëm hapur domosdo .
Ca kishin ecur para e ca mbrapa jetës,
E megjithatë askush nuk tha jetën se do.

SHABAN V .EMINI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.