Albina Ceka

Ringrihemi.

Të fortë si dallgët n’detë.
Ringrihemi mbi retë.
Forcën e marrim n’mal.
Jemi t’fortë si shkamb.
Prehjen n’tok,qiellin mbi kry.
Do ringjallemi përsëri.
Jem kriju nga kock e fort.
Jem të mbrojt nga një Zot.
Qielli zbret engjujt e vet.
me shpresë vishemi krejt.
Në jetë, zgjohet ky milet.
Lot i zbrazin,t’gjitha n’det.
I përpin deti kto lot.
Me dallgë i shkumëzon.
Me retë n’qiell i bashkon.
Lule të bukura i trasformon.
Nektar per jeten tonë.
Aromën mahnitse, përtrijnë.
Dhurojnë frymëmarrje t’lirë.
Pa maska për njerëzinë.
Yjet driten po sjellin krejt.
Me hanen bajnë kuvend.
Me e ndrit o krejt këtë vend.
Me sythin e dritës ngem.
E çdo gem me lulëzu,
lule të rralla me kriju.
Cep e cep n’tokë me u rrit.
Me skalit, gjithë bukurit.
Me mbledh shi ere,stuhi.
Me i kthy në begati.
Rreth e qark njeriu i mirë,
me gzu frutin e jetës dlirë.

Albina Ceka autore Albania

28/01/2021

Itali.Imazhi mund të përmbajë: Albina Ceka, duke qëndruar dhe jashtë

“”””””””””””

Autore Albina Ceka.
Drejtësi,për të dlirin njeri .
Mjaft me frikë e turp i drejti njeri.
Se gabimi e keqja, me ne janë lidhur një.
Mjaft i fshehëm të trishtat histori.
Siç fsheh deti rërën, në fundit e tij.
Skandalet shumë herë,
lulëzojnë me vonesë.
Prandaj jetojmë nje jetë me pendesë.
Dhe ecim,ecim me denesë.
Dhimbjen e shpirtit kthejmë në shpresë.
Që drejtësia nuk do të vdesë.
Të jetojmë me dhimbje,
dashuri e sinqeritet.
Me qiellin,ajrin e detin krejt.
Me të shtrejtat mësime,
amanet,
që na ndrisin,si yjet n’planet.
Që herët a vonë, do firmosim,
ndryshimin, drejtësi për të dlirin njeri.
Ekuilibri të rregullohet n’ketë botë.
E jeta të triumfojë me bindje të plotë.
Drejtësinë ta kërkojmë pa pushim,
e padrejta të marri dënim.
Se jeta nuk eshtë krim,virus e përdhunim,
nuk është drogë e digjenerim.
Por është e tëra rigjenerim,
dashuri,pasion e dëfrim.
Eshtë si pranvera plot ndriçim,
Që akullin e dimrit e shkrin.
E ne,dalim bëhemi një me drejtësinë.
Përqafojmë të bukurën dhe lirinë.
Jetës i japin të madhin drejtim,
si bujku që mbjell tokat,
e pret, me të drejtë prodhim.
Ashtu të mbjellim dashuri.
Të përqafohemi,
të ndjehemi një,
siç ndjehet deti, me kripën e tij.
E ushëtima në qiell me u ndi.
Drejtësi per të dlirin njeri.

Albina Ceka

Autore Albania.

26/01/2021

Itali.Imazhi mund të përmbajë: Albina Ceka, duke qëndruar dhe jashtë

“”””””””””””

Botë e rrejshme.

Të gjithë kemi momente, kur jeta na bahet flluskë.
Kur shpirti kërkon me diçka me u mbush.
Ku rruga na duket tepër e ngushtë.
Ku bora poshtë këmbëve, shndërrohet në llucë.
E lulet vyshken, ala pa u k’putë .
E lisave krimbi, rrënjët jua grryn.
Menxyrë jeta pa gjelbërim.
Ka shumë lot në k’të botë,
Nganjëherë jeta duket e kotë.
Botë e rrejshe,aman ti o Zot.
Gjysmë rrenë jetojmë n’këtë botë.
Sinqeriteti ka marrë rrugëtim,
gënjeshtra në botë kembekryq po rrinë.
Rrenë po e kthejnë njerëzit dhe dashurinë.
Me rrenë shpirtin,po e ngijnë.
Jetojmë në botë gjysmë të vertetë.
Ku rrena merret për e vertetë.
Shpifje,inate shumë siklet,
po sqe i/e fortë të shkatërrojnë krejt.
Njeriu spo njeh njeriun e vet,
shoqeria asht krejt interes.
I sinqerti gati po
vdes.
Ku llafet e shpifura, hynë në stomak
e nuk flejmë të qetë në darkë.
I poshtri tu qesh e tu zgërdhi,
me hallin e tshkretit njeri.
Si gjarper hedh helmin tij,
me të zezë token e nginë.
Të bardhën e perhinë,
ngjyrat tjera krejt i nxinë.
Prandaj kjo botë asht dhe siklet,
se gjysma rrejnë e pak acin drejt.

Albina Ceka

Autore Albania

23/01/2021

Itali.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.