MOS!
Mos më këput, moj vashë e bukur,
Më lerë të rritem, edhe unë si ty,
Kam shpirt delikat, e bukur jam, plot aromë,
A nuk më shikon, kur më prekë s’ndjen kënaqësi?!
E në s’më do, më lërë të kënaqë fëmijë të tjerë,
Të mblidhen rreth meje, t’i kënaqë me aromë,
T’u jap jetë, të luajnë të qeshin, në barin e gjelbër,
Tĕ kapur dorë për dore, si bilbilat të kĕndojnë.
E, ç’bën atje, ty moj zonjë e bukur,
Eja ndalo tek mua, si flutur.
Shijo me qetësi aromën time,
Përse, je zhytur, thellë në mendime?!
Përse më rri e heshtur e s’më flet,
Kush të ka goditë, kaq keq në jetë,
Eja më ledhato me dashuri,
Dua të të jap, pak kënaqësi.
Dua të të zgjoj shpirtin e lodhur,
Me bukurinë dhe aromën time,
T’i harrojmë vuajtjet, duhet shplodhur,
Në këtë botë me plot trazime…
E ç’bën atje, ti mor zotëri,
Me cigaren, e ndezë, e shuan…
A nuk të dhimbset kjo bukuri,
Pse na përvëlon, pa e kuptuar?!
Si nuk të pëlqen, të sodisësh natyrën
Plot bukuri, me kënaqësi?!
Pse harron, lulet sjellin freski,
E mbulojnê njerëzimin, me bukuri.
E ç’bën atje ty mor djalosh?!
Pse si hedhë, mbeturinat në kosh,
Na bën tërkuzë, pise “shtëpinĕ” tonë,
E di se, natyra dhe ju dënon?!…
Mos më këput, për t’mirë të qortoj,
Të gjithë njerëzit, gabimet të korigjoni,
Pa ne s’keni jetë, ta duani natyrën,
Kujdesuni, bukuritë tona të shijoni…
31/1/2021