19.9 C
Tiranë
E dielë, 7 Qershor 2026

Landa Molishti

KUJT T’I BESOSH?!May be an image of Landa Molishti dhe E brendshme

Në këtë botë të rreme, kujt t’i besosh.
Mbushur me gënjeshtra, urrejtje,
Xhelozi, hidhërime, dështime…
Sa fillon, diçka të bukur të ndërtosh.
Ta shkatërrojnë, të liqtë e të ligat.
Mashtrues dhe mashtruese,
E, si mund të durosh, kur të të shtyjnë,
Me idetë dhe veprat e mjera verbuese.
Të durosh dhimbjen, gjer në kocka,
Të tē fusin në në kurthe, komplote…
Luajnë me djersën tënde, me gjakun tënd.
Veten e pyet, ku është kuptimi i kësaj bote?!
Së fundi; pakuptueshëm, qëllimshëm gabojnë?!
Kur kërkon të drejtën tënde,
Atë që ty të takon, nuk të njohin.
Si mos më keq të ofendojnë.
Në botën kapitaliste, zhvatëse nihiliste,
“Njerëzit”, zbritur nga shpellat, në ujqër janë kthyer.
Lakmia, turpi, ligësia, tradhëtia;
Si laku fytit i ka mbërthyer, i ka përlyer…
Edhe në botën e artit, shumë më keq akoma.
Çfarë s’po shohim e po dëgjojmë?!!!
Lëkurë dhelpre janë veshur.
Njerëzit e sinqertë, besnikët po e pësojnë…
Nuk ndërtohet karriera, me gënjeshtra.
As duke “vjedhur”, idetë e mia,
E, pse do të shtiresh, ajo që s’je:
Sikur je poete, shkrimtare, më e mira?!?!?!
Një ditë, lexuesi do ta çjerri maskën.
E turpëruar do mbetesh, me ndjesi të liga në shpirt.
Nga dyert e artit e turpëruar do ikësh…
Kokë ulur, as frymë dot s’do marrësh.

Jo, nuk rrëzohem jo, nga mashtrimet tua,

Ndaj askujt, që do guxojë të më ngrej kurthe.

Gabimi, bëhet mësim në jetë,

Unë isha dhe jam krenare, miklimet si dua si ti moj hardhuce..

O2/2/2021

“”””””””””””

MOS!
Mos më këput, moj vashë e bukur,
Më lerë të rritem, edhe unë si ty,
Kam shpirt delikat, e bukur jam, plot aromë,
A nuk më shikon, kur më prekë s’ndjen kënaqësi?!
E në s’më do, më lërë të kënaqë fëmijë të tjerë,
Të mblidhen rreth meje, t’i kënaqë me aromë,
T’u jap jetë, të luajnë të qeshin, në barin e gjelbër,
Tĕ kapur dorë për dore, si bilbilat të kĕndojnë.
E, ç’bën atje, ty moj zonjë e bukur,
Eja ndalo tek mua, si flutur.
Shijo me qetësi aromën time,
Përse, je zhytur, thellë në mendime?!
Përse më rri e heshtur e s’më flet,
Kush të ka goditë, kaq keq në jetë,
Eja më ledhato me dashuri,
Dua të të jap, pak kënaqësi.
Dua të të zgjoj shpirtin e lodhur,
Me bukurinë dhe aromën time,
T’i harrojmë vuajtjet, duhet shplodhur,
Në këtë botë me plot trazime…
E ç’bën atje, ti mor zotëri,
Me cigaren, e ndezë, e shuan…
A nuk të dhimbset kjo bukuri,
Pse na përvëlon, pa e kuptuar?!
Si nuk të pëlqen, të sodisësh natyrën
Plot bukuri, me kënaqësi?!
Pse harron, lulet sjellin freski,
E mbulojnê njerëzimin, me bukuri.
E ç’bën atje ty mor djalosh?!
Pse si hedhë, mbeturinat në kosh,
Na bën tërkuzë, pise “shtëpinĕ” tonë,
E di se, natyra dhe ju dënon?!…

Mos më këput, për t’mirë të qortoj,

Të gjithë njerëzit, gabimet të korigjoni,

Pa ne s’keni jetë, ta duani natyrën,

Kujdesuni, bukuritë tona të shijoni…

31/1/2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.