Arjana Fetahu Gaba,

ME DUAJ FORT!!!

Të më duash sikur dritën,
Që shkelqen syve të tu,
Dhe kur ndihem e drobitur
Dhe kur mendjen kam tehu,
Dhe kur vargu më çalon,
Të më duash kam nevojë,
Mos ma lë shpirtin pa ndezur,
Mos më lë që të ket drojë.
Ti më duaj sikur valën,
Detit përqafon me mall,
Dhe kur sytë kam perënduar,
Pres që të më thuash fjalë.
Pres si një qiri që shuhet,
Zvogëlohem duke tretur,
Ti më duaj sikur frymën,
Më ndiz shpirtin që ka mbetur.
Në më do si thura ëndrra,
Paskam qënë njeri me fat,
Të gjithë qiellin e kam timin,
E nuk jam si shpend I ngratë.
Ndaj më duaj, më duaj fort,
S’kam të ngopur duke puthur,
Zemrën nuk e kam për vete,
Ta kam falur duke lutur.
Ndaj më duaj, më duaj fort,
Trishtimit mos,
Ti qajë me lot.

Arjana Fetahu Gaba,

USA, New Jersey,

February, 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.