9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Prill 2026

Albert Z. ZHOLI

Inxhinier, Emin Musliu: Si i ndërtuam mesvështirësive me plot heroizëm për ndërtimin e hidrocentralevetë Ulzës, Shkopetit dhe dy Bistricave

Titull -Si na lanë në baltë Sovjetikët dhe sina ndihmoi Republika Çekosllovake për hidrocentralet

-Si u njohëm me projektimet dhe ndërtimet të hidrocentraleve në Francë, Itali, Zvicër dhe Çekosllovaki

 Fatkeqësia më e madhe në vitin 1992, prishet Instituti i Hidrocentraleve

-Shtrausi kërkoi që në Vlorë të ndërtohej kompleks turistik për 3 milionë gjermanë

Albert Z. ZHOLI

Sipas inxhiner Emin Musliut “Pas vënies në shfrytëzim të hidrocentralit të Selitës më 7 nëntor 1951, në vitin 1952 filloi ndërtimi i “Rrugës së Dritës” nga Miloti deri në Ulzë ku do të ndërtohej hidrocentrali. Pra tashmë ishte hapur rruga për ndërtimin e disa hidrocentraleve.Qeveria shqipatre e kishte kuptuar rëndësinë e energjisë elektrike.Përdorimi i energjisë elektrike i dha mundësi njerëzimit për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e nivelit kulturor e arsimor të shoqërisë në përgjithësi. Shqipëria, për arsye të kushteve historike që dihen, filloi ndërtimin e veprave për prodhimin e energjisë elektrike në mesin e shekullit XX ose rreth 60 vjet më vonë se vendet e tjera evropiane në fushën e studimit, projektimit dhe ndërtim- montimit të veprave hidroenergjetike. Në këtë bisedë lexuesi do të njihet me realizimin e veprave hidroenergjetike, duke nisur që nga hidrocentrali i Selitës (Tiranë), që kemi shkruar disa kohë më parë, që u vu në shfrytëzim në nëntor 1951, me fuqi 5000 kë dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike 20 milionë këh deri në ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të hidrocentralit të Komanit në vitin 1986 me fuqi 600000 ka dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike rreth 2 miliardë këh. Gjithashtu, u projektuan dhe u ndërtuan rreth 3680 km LTN. 35 kë, 110 kë, 150 kë, 220 kë dhe 400 kë, si dhe nënstacionet përkatëse me fuqi e tensione të ndryshme. Me përjashtim të LTN. 35 kë, nga hidrocentrali i Selitës deri në qendër të Tiranës, me gjatësi rreth 12 km, shtyllat metalike erdhën të gatshme nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1951, pasi nuk ishim në gjendje t’i prodhonim vetë.

Më vonë të gjitha LTN.dhe nënstacionet, si për projektim, ashtu dhe për ndërtim, u realizuan në vend. Në këtë proces dhanë kontribut sektori përkatës e në mënyrë të veçantë inxhi. Leo Çani, inxhi. Leka Hito, inxhi. Eqerem Babameto, inxhi. Thoma Meksi, si dhe këshilltarët sovjetikë Libin dhe Viktor.

Ndërkohë, për ndërtim-montimin e tyre kanë punuar me përkushtim punonjësit e ndërmarrjes së ndërtim- montimit, si dhe Mehmet Ali Shehu, drejtor i ndërmarrjes, inxhi. Ibrahim Seriani, inxhi. Minella Papo Kostandini etj”..

Duke ndjekur rrjedhën kronologjike në vite, studimi, projektimi dhe ndërtimi i hidrocentraleve ka ndjekur renditjen si më poshtë:

Kemi folur më parë për hidrocentraline parë të Selitës, disa karakteristika.

Me fuqi 5000 kë dhe me prodhim vjetor 20 milionë këh.Ndërtimi i tij filloi në vitin 1949 dhe u vu në shfrytëzim më 7 nëntor 1951.Ky hidrocentral kishte dy funksione kryesore: të prodhonte energji elektrike dhe të furnizonte me ujë Tiranën. Projektimi u bë nga Instituti Lengidep i Leningradit, sot San Petersburg. Ndërtimi u krye nga Ndërmarrja Hidroelektro, drejtor i së cilës ishte Rrahman Hanku, kryeinxhinier Kristaq Gliozheni, inxhi. Fori Stasa etj..Unë kam punuar drejtor për ndërtimin e digës së parë në këtë hidrocentral.Në çdo kohë është punuar me shumë përkushtim nga ana e punonjës. Ndihmë të veçantë dhanë edhe specialistët sovjetikë, si: Gregori Petrenko, Sulivanov, Proçuhan etj, të cilëve u jemi mirënjohës. Pajisjet dhe materialet teknologjike erdhën nga Bashkimi Sovjetik. Diga ka një lartësi prej 64 metër dhe volumii betonit  260 mijë metër kub. Fuqia e vendosur është 25 000 kë dhe prodhimi energjisë  120 milion kë në vit.

 Hidrocentrali i Ulzës

 Me fuqi 25 000 kë dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 120 milionë këh.Ndërtimi filloi në vitin 1954 dhe u vu në shfrytëzim më 11 janar 1958.Edhe projekti i këtij hidrocentrali u realizua nga Instituti “Lengidep” i Leningradit.Ndërtimi u realizua nga Ndërmarrja Hidroelektro, drejtor i së cilës ishte Rahman Hanku, kryeinxhinier Hysni Dino, ndërsa unë isha drejtor i ndërtimit të digës.Edhe në këtë hidrocentral dhanë ndihmë me këshillat e tyre Ivan Fumiç, Ivan Stepanoviç Kornejevski etj, të cilëve u jemi mirënjohës.Pajisjet dhe materialet teknologjike erdhën nga Bashkimi Sovjetik. Diga ka një lartësi prej 64 metër dhe volumi i betonit  260 mijë metër kub. Fuqia e vendosur është 25 000 kë dhe prodhimi energjisë  120 milion kë në vit. Punimet për ndërtimin e digës u bënë nga  3500 punëtorë. Duke qenë se Instituti i Leningradit nuk na furnizonte më me projekte unë shkova në ish-BS në vitin 1966 për ankesë. Pas këtij momenti ata morën masa për përshpejtimin e projekteve.Pas këtij momenti projektet e blloqeve të betonit nga 3 metër lartësi i bënë 6 metër.Pilat mbi digë nga 3.5 metër i bënë 11 metër.Urat mbi pjesët kapërdredhëse të digës i bënë me kapriata metalike. Në vitin 1958 u krijua grupi i parëi projektimit ku përgjegjës u caktua Pandi Çezmaxhiu dhe i përbërë nga Javer Çobani, Enver Prexa, Ferit Sheu,  Stefan Gjiri, etj… Duke qenë se në mesin e viteve 1961 u ndrëprenë marrëdhëniet me ish-BS projektet për hidrocentralet e Shkopetit; Bistrica 1 dhe 2 u bënë nga ana jonë. Furnizimi i pajisjeve mekanike dhe elektrike u bë nga republika e Çekosllovakisë, e cila u tregua shumë korekte për të tria hidrocentralet.

 Hidrocentrali i Shkopetit mbi lumin Mat

 Me fuqi 24000 kë dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 94 milionë këh, ndërtimi i tij filloi pas vënies në shfrytëzim të hidrocentralit të Ulzës në vitin 1958 dhe u vu në shfrytëzim më 10 korrik 1963.Projektet e këtij hidrocentrali u realizuan nga grupi i projektimit e më vonë Drejtoria e Projektimit dhe Zbatimit të Veprave Hidroenergjetike, drejtor i së cilës isha unë (nga 1 janari 1961), kryeinxhinier për projektin, Javer Çobani dhe për zbatimin, Enver Preza. Një kontribut të veçantë kanë dhënë inxhinierët e projektimit: Petrit Radovicka, Pandi Çezmaxhi, Egon Gjadri, Ferit Shehu, Stefan Gjini, Iljaz Këllezi, Vlash Daka, Bestar Dokja etj.. Drejtor i Ndërmarrjes së Ndërtimit u emërua Sabri Shini dhe kryeinxhinier Nuri Muço dhe shumë inxhinierë, teknikë e specialistë të talentuar punuan me përkushtim.

 Hidrocentrali i Bistricës 1

Mbi lumin Bistricë në jug të vendit – me fuqi të vendosur prej 22500 kë dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 100 milionë këh.Ndërtimi i tij filloi në vitin1958; u vu në shfrytëzim në maj 1964.

 Hidrocentrali i Bistricës 2

 Mbi lumin Bistricë – me fuqi 5 000 kë dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 35 milionë këh; u vu në shfrytëzim në vitin 1966. (Foto 37)

Edhe projektimi i këtyre dy hidrocentraleve u bë nga Drejtoria e Projektimit dhe Zbatimit të Hidrocentraleve, siç i përmendëm më lart. Drejtor i ndërmarrjes për të dy hidrocentralet u emërua Koli Bozo dhe kryeinxhinier Muedin Muço. Kontribut të veçantë dhanë inxhi. Sokrat Kalivopulli, ing. Napolon Qëndro, inxhi. Robert Plumbi, inxhi. Mane Lulaj etj..Pajisjet e materialet teknologjike u porositën në Çekosllovaki.

Gjatë viteve 1959-1961 u realizuan dy takime në Çekosllovaki për lidhjen e kontratave përkatëse, si dhe u vizituan hidrocentrale të ndërtuara, ndërmjet të cilave dhe hidrocentrali Orlik, krenaria e Çekosllovakisë për atë kohë.

Nga pala çekosllovake dhe veçanërisht nga inxhi. Kubish, Sazima, Hniliçkova dhe specialistët e tjerë çekosllovakë, që morën pjesë në montime, është ofruar bashkëpunim në mënyrë të shkëlqyer. Të gjitha studimet gjeologjike dhe topografike për të pesë hidrocentralet e lartpërmendura u kryen nga Ndërmarrja Gjeologji Gjeodezi me drejtor Anesti Lubonjën, kryetopograf Seit Dyrzi e gjeologë, si: Kostandin Goga, Nuro Dhima, Abdulla Zeqo, Lili Dhima etj..

Situata

Me ndërprerjen e marrëdhënieve që u bë në vitin 1961 me Bashkimin Sovjetik, mbetëm pothuaj vetëm, se dhe vendet e lindjes nuk na ndihmonin. Ndaj u desh mundësia që të njiheshim me zhvillimin e projektimit dhe ndërtimit të hidrocentraleve me Francën, Italinë, Zvicrën apo Çekosllovakinë. Kjo na mundësoi që të njiheshim deri në themel me këto gjëra, që të merrnim përgjegjësinë për t’i çuar vetë përpara. Në mesin e 1961 na vjen një vendim nga qeveria që të studiojmë skemën e Drinit. Ngritëm grupet e veçanta.Bëmë 12 variante se si duhej shfrytëzuar Drini. Përjashtuam 8 dhe lamë 4 variante dhe u thelluam te këto të fundit. Në këtë variant, ishte varianti i tretë, që u vendos që të ndërtohej dhe hidrocentrali i Skavicës, Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe i Bushatit.Me 5 hidrocentrale, skema e Drinit jep rreth 7 miliard kilovat orë energji elektrike në vit.Hidrocentrali i parë në Drin ishte ai i Vaut të Dejës. Vau i Dejës ka diga me lartësi deri në 60 metra për të cilën ne e kishim krijuar një farë besimi në këtë drejtim se kishim ndërtuar Ulzën e Shkopetin dhe 2 Bistricat e ishim në gjendje të bënim atë. Në këtë kohë, u munduam që ta studiojmë në themel të gjithë punën për ndërtimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Ishte e vështirë, por me ndarjen që bëmë në Institut mes grupeve të projektimit për secilën pjesë të hidrocentralit, u bë e mundur të projektohet dhe, pastaj të ndërtohet plotësisht e në mënyrë të shkëlqyer. Ky hidrocentral problemin më të madh e kishte te perdja kundër filtrimit në shtratin e lumit, sepse aty u desh të bëhej një perde në thellësi 50 metra për të ndërprerë filtrimin. Këtu na ndihmuan realisht kinezët dhe arritëm ta bëjmë siç duhet.

Dje dhe sot

Pas pushtimit të vendit më 7 prill 1939 nga Italia fashiste, për shkak të luftës (që zgjati rreth 6 vjet) dhe shkatërrimit të centraleve diesel nga pushtuesit, prodhimi i energjisë elektrike në vitin 1945 ishte vetëm 5.4 milionë këh ose rreth 5 këh për person në vit.

Ndërkohë, në prag të Luftës së Dytë Botërore, prodhimi i energjisë elektrike në shumë vende të Europës kishte arritur nivele mjaft të larta. Kështu p.sh., në vitin 1939 disa vende të Ballkanit, si: Bullgaria, Rumania, Jugosllavia, shtete fqinjë me ne, prodhonin respektivisht 40 këh, 72.5 këh dhe 75 këh energji elektrike për person në vit.

Në këtë periudhë vendet e tjera evropiane, si Anglia dhe Çekosllovakia prodhonin respektivisht 620 këh dhe 500 këh për banor në vit. Ndërsa po të flasim për vendet nordike dhe veçanërisht për Norvegjinë, që zinte vendin e parë në botë për prodhimin e energjisë elektrike për frymë, impiantin e parë hidroenergjetik ajo e vuri në shfrytëzim në vitin 1885 dhe në vitin 1922 kishte ndërtuar 1000 hidrocentrale të vogla e të mesme me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 1350000 kë. Në vitin 1939, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kishte 2100000 këh fuqi të instaluar dhe prodhohej 10 miliardë këh energji elektrike ose rreth 2 800 këh për banor. Pra, praktikisht ne fillonim ndërtimin e veprave energjetike 50-60 vjet më vonë se vendet e tjera të Europës.Çdo gjë duhet të fillonte nga e para. Dhe Shqipëria e pishës, qiririt, kandilit dhe llambës me vajgur, brenda një periudhe të shkurtër, u shndërrua në një vend plotësisht të elektrifikuar (25 tetor 1970) dhe që me pjekurinë, mençurinë, guximin dhe aftësinë tekniko-shkencore të studiuesve, projektuesve, ndërtuesve dhe montatorëve tanë të talentuar realizoi vepra hidroenergjetike të nivelit evropian e botëror.Ndërtimi i tre hidrocentraleve mbi lumin Drin gjatë viteve 1967-1986, Vau i Dejës, Fierzë, Koman me fuqi të përgjithshme të instaluar 1350000 këh dhe prodhim vjetor të energjisë rreth 5 miliardë këh, janë vepra që flasin për arritje të shkëlqyera të njerëzve tanë në këtë fushë.

Fatkeqësi në vitin ’92, prishet Instituti i Hidrocentraleve

 Për studimin, projektimin, modelimin hidraulik atë kohë ishin përcaktuar njerëzit më të shkëlqyer në atë periudhë, të cilët kishin studiuar brenda dhe jashtë vendit. Të gjitha u prishën në vitin ’92.Instituti i Hidrocentraleve u prish, Ndërmarrja Gjeologji-Gjeodezi që kishte specialistë të shkëlqyer u prish. Laboratori i hidraulikës u prish, Instituti Hidrometeorologjik u prish, sikur nuk do kishim më punë me to. Dhe mbeti kjo me hamendjet e njëri dhe tjetrit.Kemi histori të madhe në këtë drejtim…ndërmarja Hidroelektro u krijua më 1 tetor 1949. Në respekt të punës krijuese të të gjithë punonjësve të studimit, projektimet dhe ndërtim- montimet e hidrocentraleve, L.T.N. dhe nënstacionet përkatëse, u bë e mundur që prodhimi i energjisë elektrike për periudhën 1945-1986 të rritet në mbi 1000 herë. Më 25 tetor 1970 u realizua elektrifikimi në të gjithë territorin e vendit, deri në fshatin më të thellë.Shqipëria bëri hapa të rëndësishëm në këtë sektor, duke krijuar strukturën e nevojshme organizative, sipas përvojës së fituar nga shtetet e zhvilluara.Në nëntor të vitit 1969, në konferencën e parë shkencore të ndërtimit, punonjësit e studimit, projektimit dhe ndërtimit të veprave hidroenergjetike, bazuar në një studim disavjeçar, deklaruan njëzëri se ata janë në gjendje të ndërtojnë të gjitha veprat hidroenergjetike me sukses dhe siguri të plotë.Këtë angazhim ata e plotësuan me ndërtimin e tre hidrocentraleve madhështore në lumin Drin (Vau i Dejës, Fierzë dhe Koman), të cilat po i rezistojnë në mënyrë shembullore kohës, pa krijuar asnjë problem.Në kujtim e respekt të krijimtarisë dhe vendosmërisë shembullore të punonjësve të veprave të hidrocentraleve, vendosa të shkruaj historikun e kësaj fushe të rëndësishme të zhvillimit të vendit tonë. Gjithashtu, këto kujtime do t’u shërbejnë dhe brezave të rinj, të cilët, me guxim, duhet të aktivizohen në studimin, projektimin dhe ndërtimin e veprave hidroenergjetike sot e në të ardhmen

Kërkesa personale

I propozoj Kuvendit dhe qeverisë që ta ringrejë këtë Institut të Studimeve Hidroenergjitike. Të prishen kontratat e lidhura me firmat turke për shfrytëzimin e disa hidrocentarle në vend. Të shikohet mundësia që hidrocentrali Skavicës  të ndërtohet sa më parë. Të shikohet mundësia e ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosa, pasi skema e shfrytëzimit  është hartuar në vitin 1981. Të ndërtohen sa më parë aeroportet e Vlorës, Kukësit dhe Sarandës. Në vizitën e  fundit që Shtraus bëri në Shqipëri pat thënë dhe kërkuar që në gjirin e Vlorës të ndërtohet një zonëturistike për 3 milionë gjermanë.  Jam i mendimit që me palën gjermane të bëhet një plan konkret i përbashkët. Kam parë kohët e fundit se Ksamili në dimër mbushet me baltë.  Në vitin 1990 kur isha Ministër i Ndërtimit kam dërguar 7 inxhinierë  në Itali për studimin e zonës së Ksamilit, i cili ndodhte në Ministrinë e Jashtme.

Problemet e sotme në vend

Shoh se është rritur papunësia.Të rinjtë vrapojnë të ikin jashtë dhe kjo duhet të ndalet. Ti jepet përparësi në treg prodhimit vendas.  Të bëhen studime që të rritet prodhimi vendas. Të luftohen më me vendosëri korrupsioni, vjedhjet, vrasjet  aktivitete kriminale. Pozita dhe opozita të gjithënë gjuhën e bashkimit dhe jo të ndarjes. Hesiodi filozof grek në lashtësi ka thënë: Është i mirë ai që ka mendimin e tij, si dhe ai që dëgjon me vëmendje mendimin e tjetrit. Por ai që nuk ka mendimin e tij dhe që nuk dëgjon me vëmendje tjetrin nuk vlen një grosh”.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.