30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Muça Vladimir

Epigrame sentenca fjalëurta të kapitullit “Mbi shoqërinë” nga libri”DETAJE JETE”
***
Kur ndjen gëzimin,
dhimbjen tënde
je gjallë;
Kur ndjen dhimbjen
e dashurinë e tjetrit
Je njeri.
***
Para fjalës GRUA
Përkulet lavdia
E shuhet guximi.
***
Në një jetë sa më normale,
Fatet personale dhe ato shoqërore,
Janë në bashkësi në pika universale.
***
Varfëria e tejskajshëme
e kthen njeriun në zjarr,
i cili ndez ndryshimin dhe revolucionin shoqërorë.
***
Vitet më të lumtura të jetës
janë ato,kur ti vendos,
Që punët më të mira t’i bësh vetë.
***
Ai që rend pas gënjeshtrës
është si zagari që rend pas kockës.
***
Asgjë s’është e vërtetë në një vend,
ku qytetarët janë të kufizuar
nga morali dhe ligjet.
***
Përpiqu të kontrollojsh zemërimin,
Mos e lejo ate të të komandojë.
***
Dyshimi është krimb që gërryen veten.
***
Kur djeg të shkuarën,
djeg dhe të ardhmen tënde.
***
Për histori të vertetë
Rrëfe fort farat e fisit,
Si rrufeja në trung të lisit.
***
Fëmra është si pushka,
Është krijuar për të vënë burrat në provë.
***
Në se vidhni,
Vidhni kohën,
Në se mashtroni,
Mashtroni vdekjen.
***
Karakteri i vërtetë duket në gjëra të vogla,
aherë kur nuk kontrollohesh.
***
Për të çuar në robëri një popull,
mjafton ti marrësh një fjalë nga kënga e tijë,
Por për ta shtypur, kërkohet e gjithë kënga.
***
Nëqoftëse ligji nuk është kënaqësia e popullit,
shpirti i kombit zhytet në pikëllim.
***
Shmangija nga drejtësia e përfitimi i të drejtave janë në themel të oligarkëve.
Vetëtimat e urrejtjes popullore
Djegin botën e tyre të shpërfytyruar.
***
Mos ja ha bukën njeriut që të shikon shtrembër.
Ushqimet e tijë sa më të shijshëme të jenë,
aq të helmuara janë.
***
Fjalët e shpifësit janë një gjellë e shijshëme,
por me helm që vepron me vonesë.
***
Njeriu i drejtë dhe me një fetë bukë ngopet,
ndërsa njeriu makut vuan nga uria
dhe me stomakun plot.
***
Kur nis furtuna, i pabesi ka marrë arratinë
bashkë me te,
Ndërsa njeriu i thjeshtë
mbetet në themele i patundur.
***
Begatia e të pasurit shihet tek komshiu,
Duket tek begatia e qytetit ku ai jeton.
Varfëria e qytetit është dhe varfëri e të pasurit.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.