Ajo më shikonte mëngjesit me pizhame,
ashtu, me flokë të ngatërruar nga gjumi,
më priste të ngrihesha nga shtrati,
në buzeqeshjen prej nëne i ndriste nuri.
Uleshim në kanape pranë e pranë,
e shijonim kafenë me nje gotë raki,
sa te dashura ishin ato orë me mamanë,
në prehërin e saj ndjehesha prapë fëmijë.
Ku është ai sekret i fshehtë prej nëne,
nga burojnë së bashku dashuria e magjia?
e vështroja në sy e vehten e pyesja:
A di të jem kështu me vajzat e mia?
Ajo u nis sërish për në qytetin e saj
ngado nëpër shtëpi gjurmët e saj mbenë,
e degjoj në telefon dhe e pyes si në vaj:
Po nesër, me kë do ta pi kafenë?.