LUAJENI “KAPITALISTA” SHQIPTAR LUAJENI !
Erë kriminaliteti mbi gjeneratorët e erës në Shalë !
Pikërishtë para një viti, e kam bërë një analizë gjithpërfshirëse me titullin në vazhdim:
Gjeneratorët e erës në shalë, fitim apo mashtrim ? – Opinione …
Po e sjellë këtu vetëm këtë konstatim nga rezultati i analizës:
Sikur gjeneratorët e planifikuar të montohën në Shalë, të jenë të të njëjtit prodhues dhe kualitet, të ju nënshtrohen të të gjitha kushteve tekniko ekonomike sikurse ata të analizuar në gjermani dhe të ju nënshtrohen të të njëjtave kushteve pune(kualiteti të erës etj), në fund të kohës 20 vjeqare të shërbimit do të rezultonte:
103.4 MWh x 600,000(€) humje = 62 MILION(€) humbje në fund të procesit !
Kur e kam bërë analizën(para një viti),nuk kam ditur se kush kujt sa i paguan për mbulimin e humbjeve me të cilat do të jenë të detyruar të punojnë këta gjenerator, por kam cekur, se do të ishte kryesorja, që populli të mos paguaj për mbulimin e humbjeve “astronomike” të projektuara !
Një debat i 5 Shkurtit 2021(pra një vit pas analizës sime ),i përfaqsuesve të partive politike, i tregoj të gjitha, pra e tregoj edhe therrën konkrete ku fshehet lepuri, por që unë para një viti e dija se lepuri( e që nuk qenka lepur por hijenë),fshihet aty dikund në pyllin me lisa dhe therra, por nuk e dija saktësishtë lisin apo therrën konkrete !
Ҫ’far tregoi debati, mund të dëgjohet nga minuta e 110 e tij!
Aty u tha se:
• Projekti ka një fuqi rreth 105 Mwh sikurse e kam cekur në analizë dhe kushton rreth 189 Milion (€)
• Rryma elektrike e importuar në Kosovë kushton 45€/ MWh
• Shteti i Kosovës-nga xhepi i popullit fukara e përkrah investitorin me 85€/ MWh ???!!!
• Dhe shteti i Kosovës po e përkrah investitorin me 40€ / MWh më tepër se qmimi importues i rrymës në emër të ruajtjes së pastërtisë së ambientit !!!
Shtrohet pyetja:
Po rryma e importuar prej 45€/ MWh, po e ndotka mjedisin jetësor?!
Ҫ’far do të thotë kjo konkretishtë :
Për kohën e shërbimit rreth 20 vite të gjeneratorëve( teknikishtë), i bje që POPULLI i Kosovës, do të duhet t’iu paguaj oligarkëve “kapitalist”, rreth 1.324.512.000€, pra rreth 1, 4 Miliard(€) më tepër, krahasuar me të njëjtën sasi energjije nëse ajo do të IMPORTOHEJ!!!
Dhe cila është ARSYEJA që populli të paguaj këtë ndryshim, pa pasur kurfar nevoje, ngase kjo energji, do të ishte shumë më mirë, edhe sa i përketë mbrojtjes së mjedisit, më e sigurtë për shpenzuesit, rreth 100% më e lirë,.., sikur të importohej.
Dhe nga këto marifete, mundet të kuptohet lehtë sesi dhe pse u bë “JAPONEZI “pronar i pasurive të banorëve shaljanë, pa i parë as ëndërr !
Dhe mundet të kuptohet, sesi oligarkët “kapitalist”, e kanë zbuluar mundësinë, lehtësishtë të zbatueshme teknikishtë,dhe të pakushtueshme ekonomikishtë, për futjen e lumenjëve të fshataresisë shqiptare nëpër tubacione, për përfitim të energjisë dhe parasë së PASTËRT, pa u shqetesuar fare për rrezikimin e natyrës dhe detyrimin e fshatarsisë për largim nga fshati sikurse fatkeqësishtë po ndodhë me të madhe !
Menjëherë pas luftës, e takova një shok dhe koleg timin i cili ishte punësuar në KFOR. Ai tregonte se ҫka mendonin ata për hajninë e bërë fenomen në mbarë gjeografinë shqiptare:
Ne po e dijmë se po vjedhet me të madhe këtu, por s’prish punë, ngase nga këta hajnat e mëdhenjë, do të lindin kapitalistët e ardhshëm kishin thënë ata !!!
A nuk është mu kështu, kur shihet sesi shteti ynë amë – Shqipëria, është i vetmi vend në glob, që u shkatrrua dhe vazhdon, në emër të shkatrrimit të “komunizmit” ???!!!
E Ҫ’far të thuhet më tepër se:
Luajeni shtete shqiptare luajeni!
Luaje popull luaje!
Luaje intelegjencë luaje !
LUAJENI “KAPITALISTA” shqiptar LUAJENI !