PAÇIN DRITË GJYSHET TONA POR NA VOLLËT PASAPORTËN E IDENTITETI!
Dje u varros pasI shkapërcej 101 mote Dilë Palja, vajzë dhe mbesë e një binomi burrërorë me emër të spikatur si Pal e Mirash Ndou i Vuksanajve (në Shalë).Një shtëpi e madhe buke e bereqeti si ishull në detin e skamjes se pa fund të maleve tona në mbretërinë e lavdishme të Baba Dauletit. Roza Welder Lejn e Davi OKoli Hill shkruan per Tervesën e madhe të Mirash Ndout i dekoruar me Kryqin e Artë të Franc Jozefit ) Kur hoqi duvakun Dilë Palja ata që njohën thonë se ishte per thënë:- “Ruaje Zot prej synit të keq”! Bashkëshorte e denje e një burri të me vlera si Kolë Sokol Cani .Nënë shembullore që rriti dhe edukoj një pjellë nga ma zgjedhurat e kohës, punëtore që ja rriti vlerat fisit konakut. Gjyshe e dashur(nënëmadhe që i bënte nderë oxhakut) miqësisë dhe kujto që i shkeli në derë. Grua e fisme ndoshta e fundit sokoleshë shekullore dhe nga trojet e Shoshit . Vdiq e nderuar dhe respektuar dhe u përcoll me ndjenë dhembshurie e respekti siç e meritonte. Në arkivolin mortore askush nuk e besonte se kemi të bëjmë më një gjyshe shekullore. Rrudhat e 101 rrathëve jetësorë kurrë nuk tjetërsuan tiparet e një fytyre shkëlqyese. Dilë Palja shkoj në botën tjetër e stolisur me xhubletën mbi 80 vjeçare të nusërisë e pajisur me të gjithë aksesoret më klasik të kohës së saj. Xhublata ka qenë bekim per rritur e madhnue malësoret tona. Xhubleta nuk ka lindur per vdekur as per tu varrosur e humbur pa nishan. Kështu e mori edhe gjysha ime vite me parë.( Protestova deri sa më thanë):- Pash shpirtin e saj mos e varros pa xhubletë se ka lanë amanet. Kuptohet se edhe Diala e mori dje xhubletën e saj. Rituali mortorë çdo vit pa ja nda merr me vete xhubleta si gjethet era vjeshtës ndërkohë që tradita e punimit të saj ka shumë e shumë dekada që ka mbetur shterpë. Dilë Palja dhe gjitha gjyshet tona të mira pushofshi në amshim! Ndoshta mëkati juaj më i rëndë që do ju dënojë shumë mote qëndroni në purgator është, vjedhja pa pikë mëshirë që bëtë xhubletës. Kishit mundësi të na linit trashëgim kryeveprën tuaj më të mirë. Rroftë e qoftë marrëzia jonë kolektive! Amanetin “vrastarë” ua zbatuam pa u menduar hiç. Ju paçi dritë dielli por malësia mbeti jetim pa pasaportë identiteti! As arka nuk kemi ma tirq as xhubleta, kulla as djepa, trëvesë bucela. as muze. Tashmë dëmi është ba dhe nuk nga mbetet tjetër veç me qa! Do integrohemi në Evropë pas as gjë autentike veç prapanicës se zbuluar bombastike!