30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Aida Jolla

13 vjet pa ty e shtrenjta ime (mami)nënë!May be an image of 1 person
Nga e mërkura në të hënë
Gëzova buzëqeshjen tënde o nënë
Po vdekja e mallkuar erdhi ditën e martë
Të mori nga ne e të çoi tek zoti lartë
Dyzet e katër (44)vjeçe të mori o shpirti im
Nga sëmundja e zemrës që vuajte me vite
Zemrën tënde e kam akoma në përqafim
Aty pashë të gjitha lodhjet e sakrificat që na rrite
Më fal o drit që dot nuk të shpëtova
Asgjë nuk kisha në dorë e shpirti më dhëmb
Pse zemrën tënde dot nuk e shërova
Që të kisha dhe sot gjallë o nënë
Kam 13 vite që qaj per ty o nënë
Se boshllëkun tënd nuk ma mbush njeri
Shpirti im qetesi më nuk gjen
Vetëm atë ditë kur të vi tek ti
Nga e mërkura në të hënë
Të kisha gjallë e shtrenjta ime nënë
Po ditën e martë në perëndim
I mbylle sytë përgjithmonë o shpirti im
Duke na lënë dhimbje e pikëllim
Pa baba e nënë çdo ditë jetim.
05 Shkurt 2008-2021.
“””””””””””””””””””””””

Në mundsh!
Në mundsh të kuptosh sytë e mi
Se cfare ngjyre kanë pertej universit
Nuk duhet të jesh alien po njeri
Qe ti japësh buzëqeshjen në vend të stresit
Në mundsh të futesh thellësisht në botën e tyre
Nëpermjet lotëve duhet të jesh notar i mirë
Duhet t’ju qëndrosh pranë në cdo lloj mënyre
Jo vetëm në gëzim por dhe në ditë të vështirë
Në mundsh ti kuptosh sytë e mi
që janë të thellë sa një qiell
Ti duhet të jesh patjetër njeri
Që në buzëqeshjen time të bëhesh diell.
——————————————————–
18 vjet pa ty motra ime e shtrenjtë!May be an image of fëmijë, duke qëndruar dhe ulur
Lulja ime e bukur dhe e njomë
Ende pa u rritur e çelur mire
U shkëpute nga krahët e mi përgjithmonë
Se tumori i mallkuar ta bëri jetën më të vështirë
Ti që cdo ditë buzëqeshje si diell
Edhe pse kishe shumë dhimbje në trupin e brishtë
Po diell u bere o shpirt dhe u ktheve në qiell
Për të ngrohur zemren time qe rri cdoherë e trishtë
Shkrimin, pikturën dhe muzikën
Si të shenjtë i kishe në zemer
Bashkë me to dhe buzëqeshja jote u fiken
Artin e ktheve në parajse dhe u bere engjëll
Vetem shkrimin ma le mua si kujtim
Dhe tingujt e zërit tënd per të më ndihmuar
Dhe kurajon tende o shpirt im
Qe sa shumë e doje jeten skam për ta harruar
Artistja ime e vogël, e bukura ime Erjona
Ti qe e doje botën dhe kishe kaq durim
E gjallë do të jesh gjithmonë në zemrat tona
E freskët e njomë si lulja kur mbin
Si trendafili më i rrallë brenda shpirtit tim.
12 Janar 2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. I lexova poezitë e tua Aida dhe jam emocionuar shumë pasi , jam një ndër personat që e kam përjetuar humbjen tragjike të nënës, vëllait dhe motrës si askush tjetër !
    Vetëm një.njeri që e ka mësuar mirë noton në lotin e tij mund ta kuptoj dhe dij se si botohet në lotin e tjetrit !
    Jam pranë jush në çdo moment të vështirë të jetës tuaj !RESPEKTE për ty dhe përqafimet më të ngrohta edhe për Gresin 😍😍❤💖

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.