18 vjet pa ty motra ime e shtrenjtë!

Lulja ime e bukur dhe e njomë
Ende pa u rritur e çelur mire
U shkëpute nga krahët e mi përgjithmonë
Se tumori i mallkuar ta bëri jetën më të vështirë
Ti që cdo ditë buzëqeshje si diell
Edhe pse kishe shumë dhimbje në trupin e brishtë
Po diell u bere o shpirt dhe u ktheve në qiell
Për të ngrohur zemren time qe rri cdoherë e trishtë
Shkrimin, pikturën dhe muzikën
Si të shenjtë i kishe në zemer
Bashkë me to dhe buzëqeshja jote u fiken
Artin e ktheve në parajse dhe u bere engjëll
Vetem shkrimin ma le mua si kujtim
Dhe tingujt e zërit tënd per të më ndihmuar
Dhe kurajon tende o shpirt im
Qe sa shumë e doje jeten skam për ta harruar
Artistja ime e vogël, e bukura ime Erjona
Ti qe e doje botën dhe kishe kaq durim
E gjallë do të jesh gjithmonë në zemrat tona
E freskët e njomë si lulja kur mbin
Si trendafili më i rrallë brenda shpirtit tim.
I lexova poezitë e tua Aida dhe jam emocionuar shumë pasi , jam një ndër personat që e kam përjetuar humbjen tragjike të nënës, vëllait dhe motrës si askush tjetër !
Vetëm një.njeri që e ka mësuar mirë noton në lotin e tij mund ta kuptoj dhe dij se si botohet në lotin e tjetrit !
Jam pranë jush në çdo moment të vështirë të jetës tuaj !RESPEKTE për ty dhe përqafimet më të ngrohta edhe për Gresin 😍😍❤💖