ÇELËN BAJAMET, NË KONISPOL !

Çelën edhe sivjet ,bajamet në Shehat ,
Ja,paskan çelë bajamet edhe në Pirat ,
Oh sa bukur që paskan çelë,në Aliagat,
Stinë lulebajamesh edhe në Fundfshat!
Çelën bajamet edhe në Bregun e Koçit,
Konispoli,i gjithi veshi vellon e bardhë ,
Si një nuse e bukur,bekuar prej vetë zotit,
Së bashku me bajamet,pranvera ka ardhë !
Çelën bajamet,të heshtura,pa bujë,pa fjalë,
Çelën bajamet,si mijëra flutura të bardha drite.
Fluturojnë tutje,si flokëbore drejt detit me valë,
Oh,sa i bukur ky ritual, që perseritet ndër vite !
Konispoli,me lule bajamesh,thotë “Mirsevjen”!
Të gjithë i gostit ,me aromë e dashuri Çamerije,
Gjithë botën të shëtisësh,si Konispoli, nuk gjen,
Konispoli ynë,me vajza si Hëna dhe djem si yje.
Lajmëtaret e pranverës çelën tek ti
,Konispoli im Çelën si miljona flokë bore,
si vello e zbukuruar.
Krahët ke hapur sot,në një të ngrohte, përqafim.
Konispoli ynë i lashtë,me pranveren dashuruar!
Ja,çelën bajamet në Konispol,çelën si ngahera,
Konispoli portat e zemrës,çelur mban,çdo stinë
Një këngë lirije,vjen si vegim,siç vjen pranvera ,
O Konispoli ynë,në simbiozë përherë me lirinë!
KSAMIL ME 09.02.2018
“””””””””””””””””””””””””
NËNA JONË,FLUTURA JONË !

Mbi krevatin tënd,nënë,në mur erdhi një flutur.
Ka ditë,që atje lart,në murin e bardhë qëndron.
Mos vallë je kthyer në flutur,nëna jonë e bukur?
U bënë ditë,që stë shofim dhe syri lotë,na pikon
Ke ardhur si flutur,se si flutur në jetë,ti vrapoje.
Madje,flutura para teje ,nuk ishte asgjë o nënë.
Me fjalën e çiltër dhe gurët e rrugës,ëmbëlsoje.
Ditën na ngrohje si diell,natën ndriçoje si Hënë!
Duart e tua fluturza,dhjetëra paja kanë qëndisur
Ojatë e tua nënë,vajzat çame mbajnë në sepete
Sa manto e xhamadanë,si një piktore ke ujdisur
Mirësi u dhurove të gjithëve,smendove për vete
Dua këtë flutur,ta marr në dorë dhe ta përkëdhel
Ta fut në gji ,në gjoks,ti dëgjoj të lehtën fyromë.
U bënë ditë nënë,që në derë nuk hyn e nuk del.
Sa shumë na mungon,moj flutur e jotja aromë !
Kaq ditë flutura jonë,që rrimë me sytë nga dera.
Sikur do vish e qeshur,me hapin e lehtë përsëri
Ja edhe pak ditë,o nënë dhe do të vijë pranvera
Nuk mund të mbyllet nën dhe gjithë kjo dashuri
Kam kaq ditë, që në ëndërr nënoke po të pres.
Të vish si flutur,e të më puthësh lehtë në ballë
Të më përcjellësh tek porta si në çdo mëngjes.
Të më këshillosh nënë,”kujdes tek puna o djalë! “