7.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shkurt 2026

Mirela Ropi

EVË MËKATARE
Jo,s’më duhen shikimet e tua !
Ndaj mbyll sytë,mos i shoh
Tani hënë, mbete vetmuar
Me rreze drite,që vagëllon!
Ti,vjen vërdallë të joshësh hijen.
Mes kësaj kohe të ftohtë, kallkan
U shua,gjith rruga e shpresës
Mbeti zhgënjyer,krejt pa fjalë!
U desh një Evë për mëkatime
Ëndërr trazuese,plot me faj
Të tjera thurën,mbetën zhgënjime
Kjo zemër lodhur,më nuk fal.
S’duhen të qeshurat ti rikëthesh
As një pasqyrë meditimi
Thjesht të çlodhesh në univers
Atje gjen paqe,ndjenjë çlirimi!
Mirela Ropi 7 Janar 2021
“”””””””””””””””””””””””
GËZUAR SHËN VALENTIN
Fjalë të bukura dalin në dritë
Ditë e dashurisë erdhi sërisht
Dhurata ,urime pambarim
Gëzuar , Shën Valentin !
Krejt plot dëshirë disa urojnë
Ka nga ata detyrë, turfullojnë
Disa festojnë nëpër pabe
Tek-tuk bëhen edhe pazare
Dashuria s’është vetëm një ditë
Ajo vendoset thellë në shpirt
Dashuri,ishte njëherë e një kohë
Kush e ka me zemër, s’mund t’ë mohojë!
Eh,shpirt e zemër përdorin të gjithë
Kur s’flet ndjenja ,s’ka më kuptim
T’a ndjesh këtë me të vërtetë
Tani e vrarë,veç goja bërtet
Në pah vërtitet interesi
Me fjalën “shpirt”bëhet bisnesi
Prandaj të dashur, kur e përdorni
Mendohuni mirë ,përse e thoni ?
Lum kush fal dhe mer dashuri
I bekuar qoftë nga Zoti !
Mirela Ropi
“””””””””””
DUA NJË PUIZË
Dua një puizë lehtësimi
E largëta dashuri
I grijtë ndonjëherë sfondi
Kur ikën me lotin në sy
Çudi ,ky absurditet
Pa të tuat përkëdhelje
O pjesë e zemrës fli atje
Me jastëk buzëqeshjesh
Fjalët humbin fuqinë
Kur thuhen më herët
Mos lufto me kohën
Ka humbur kujtesën
Ndale lavjerrësin, zëmërim
Shpresën ideve mos ja mbyll
Gjej mënyrën kompesim
Bëj trishtimin të ndrijë si yll !
13.2.2020 Mirela Ropi !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.