30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Albina Ceka

Kthehu,sa je akoma i ri.May be an image of Albina Ceka dhe tekst

Kthehu,kthehu sa je akoma i ri ,
sa gjithçka s’është vyshkur për ty,
sa lulet, e pragu s’të kanë harru,
sa themelet janë ala pa u rrafshu.
sa çelësi s’është ndryshk per atë shpi,
sa nënë e babë të presim aty.
Kthehu, se prindrit janë përmallu,
kthehu,se ma vonë ke për tu pendu,
dashnin e mohume ke me e vajtu.
Kthehu,sa flokët s’të janë ba gri,
po thahet nana nga malli për ty,
pa ty, asaj bosh i duket ajo shpi.
Te pragu të pret ajo, mes lotësh n’sy.
Ike fluturove me zogjt në shtegtim.
Priti me ankth stinët të ndërrojmë
zogjtë janë besnik kthehen gjithmonë.
Priti e u shtang me sy n’horizontë,
pret,por asht me një këmbë n’vorr,
vdekjes po i lutet për ndihmë,
mos ta marri deri sa të t’shoh ty,
pastaj vdekja, mirë se të vijë.
Veshtron e mjera detin ç’do mëngjes,
asnjë shenjë nga ti ska mbetë,
sinjali jot i zhdukur,kall shumë fikë.
I dolën thinjat nga pritja e gjatë,
me lot e lau,atë pritje t’marrë,
eja t’lutet,do të shohë,sa t’jet gjallë.
“Përqafomë për her t’fundit o djalë,
se kam shumë, sa shumë mallë”.
Ndoshta një qind halle ke dhe ti,
buzëqeshja n’buzë, lutet mos t’jetë ngri.
“Ndoshta ke pas bir,nevojë për mu”
dhe në shtrat vdekjes, ty tuj t’mendu.
Tani sasht e zoja,as sofren ma me shtru,
ka mbetë veç një pjesë e asaj gru.
N’shtrat t’vdekjes e vetme është përmallu,
pa ty afër, vështirë me u prehë n’paqë.
E inatosur largohet,nga kjo botë e lashtë.
Zogjt shumë herë kanë shtegtu,
ti su duke,nanë e babë ke tradhëtu.
O sa shumë,shumë ke me u pendu,
te varrezat ku prindrit ke me i vajtu.
Nga kjo botë me siklet kanë hikë,
përqafimin e fundit me lot n’sy tu pritë.
Tani u ktheve,ndoshta, vetem për ty,
sa keq nuk kuptove sa ishe i ri,
se prind e plak, do t’bahesh dhe ti.

Albina Ceka autore Albania

04/02/021

Itali

“””””””””May be a closeup of Albina Ceka

Halli.

Halli ësht vujtje pambarim,
që të zhyt në trishtim.
Rrezet largohen, sheh gri.
bosh të duket vetja ty.
Halli të zhyt në errësirë,
shef keq dhe ku ësht mirë.
Kajherë inat e marr kët bot,
se di as vet,por z’duron dot.
Hall s’qenka vetem vdekja,
por çdo mur, që t’krijo jeta,
ku kujton se ke ngrit urë,
aty ngrihet i forti murë.
Plas kokën muri s’dëgjon,
halli tej përtej e shpon,
prej hallit s’ke ku shkon,
ai me ty kudo udhëton .
Halli diellit i ven pritë,
përhapet i errët si dimri,
stinë që si dihet mbarimi,
me zor gjen ilaç kurimi.
Ty hallin s’ta shohin sytë,
ëndërrfikur në sikletë,
me pranverën u talle vetë,
halli jot dhe mu po m’vretë.
E burgosa shpirtin tim,
në të, tëndin trishtim.
Me lot qaj ditë e natë,
pa ujë lulen jetë e lamë.
Veten e hodha tutje,
shpirtin e bëra copë
e vyshka e thava me lot
lulja ,kripën se duron dot.
E lash pas dore veten time,
halli jot ,u bë jeta ime,
rrugëve t’botës u ktheva hije,
halli m’shtypi si arrë e thyme.
Lotët shterruan në vetmi
e dogja veten për ty.
Forca m’humbi as vet se di,
na mbyti tymi,si mu dhe ty.

Albina Ceka autore Albania

02/03/2021

Itali

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.