Duke u nisur edhe njehere nga e folmja gegnisht, ku aty gjejme edhe fjalen shqipe “Gjegj = Degjoj” pergjigjem, ku duket qarte barazvlera e ‘G = D’ – ndaj po risjellim monedhen e lashte te mbretit iliro-dardan: BARDHYL shkruar ne shqip.
MBRETI BARDHYL – MONEDHA E TIJ SHKRUAR NE SHQIP.
Bardhyli lindi në vitin 449 p.e.r. dhe mbretëroi për 34 vjet (393-359 p.e.r.).
Bardhyli njihet si një përparues e përfocues i shtetit me të parë në gjithë trevat e Ilirisë, ai organizoi një ekonomi të fuqishme dhe një ushtri të madhe.
Mbreti Bardhyli vdiq në moshën 93 vjeçare. Me vdekjen e tij fuqia ushtarake e Enkeleasve u dobësua mjaft.
Monedhat e lashta ‘Trojano-Dardane’ flasin shqip.
Gjuha shqipe sjell fakte kokforta plot DRITE, ashtu si vet është ajo; hyjnore gjuha e ‘Zeusit-Shqiponjê’.
Monedha që shohim i përket periudhës së viteve 200 BC – 1 BC me mbishkrimin: “ΒΑΡΓΥΛ / HNTΩΝ” i njohur indetik me emrin e mbretit Dardan: BARDYL {pra kemi një kalim fonetik të njohur gjuhësor; (g = d).
Një shembull mjaft i qartë i ndrimit të vlerave fonetike ‘G/D’ kemi në gjuhën shqipe: Gjer-i = Deri (shko gjer (deri) në shtëpi merre pak librin), etj., siç kemi në Joniane; Gi = Dâ = Dhe/Tokë (attikisht/shqip), e ndërkohë nga ilirishtia kemi: MAG = MAD, i Madh.
Pra kjo monedhë ~ 2200 vjeçare ashtu si shumë të tjera monedha ilire të trajtuara si ajo e mbretit: Ylli, Balla, Bato, Genc, etj përmbysin katërcipërisht historinë e manipuluar në favor të gjuhës greke-sajuar.
E para e punës theksojmë se ende sot është e vetmja gjuha shqipe që shkronjën ‘Y’ e lexon ‘Y’ (ashtu si tek monedha: BYΛΛIΣ = BYLIS.
Dhe po këtu në këtë monedhë kemi edhe shkronjën ‘B = B’ shkronjë kjo e cila është e konfirmuar dhe e njohur prej të gjithëve ne, dhe e konfirmuar prej vet gjuhës së saj; ku dihet se në gjuhën greke kemi: B = V.
Kështu kjo monedhë e lashtë me mbishkrimin e saj: ‘ΒΑΡΓΥΛ’I = BARDYLI’ tregon se është shkruar në gjuhën Shqipe, në gjuhën më të parë të popullatave Trojane, brigjeve të Mesdheut e atyre Ioniane.
Për dy arsye të padiskutueshme:
-E para dihet Botërisht se Mbreti Bardhyl ishte shqiptar dhe e pranuar unanimisht etimologjia e këtij emërtimi me kuptimin: Yll i Bardhë <> BARDHYL.
-E dyta, gjuha ajo e sajuara greke këtë monedhë do e lexonte: ΒΑΡΓΥΛ = VARGIL, gje e cila bije ndesh me shkrimet dhe ngjarjet historike pasi kjo bote nuk njeh asnje mbret me emrin Vargil (?)
E pra faktet janë kokforte ato përciellin dritë, dritën e vërtetë të Perëndisë, pavarsisht se shumkush verbohet prej saj!
PS: Theksojme se shkronja ‘Y’ në proto-shqipe merte edhe vlerat e I-së dhe U.
Ndërkohë shkronja bashtingëllore ‘d = g’ – gjendet ende sot në të folmen e shqipes si p.sh. ‘Deri = Gjeri’ (Shko ‘gjer / deri’ në shtëpi me sill pak librin).
Në shek. IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin më të parë Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit të Ohrit, fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm.
Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylit pati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit popuj i së njëjtës race me ilirët. Për t’i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirėve tribut vjetor.
Në fakt Mbreti më i hershëm i njohur i Ilirit ishte Ylli (Hyllus) (The Star) i cili është regjistruar që ka vdekur në vitin 1225 B.c. megjithatë, Mbretëria ilire arriti zenitin e zgjerimit dhe zhvillimit të saj në shekullin e katërt B. c, kur Bardyllus (White Star), një nga mbretërit më të shquar të mbretërve ilire, ariti të bashkonte nën skeptrin e tij mbretëritë e Ilirisë, Molosët ose Epirin dhe një pjesë e mirë e Maqedonisë, kështu që rajoni i tij shtrihej nga porti i Triestes (“tregu” në shqip) në Gjirin Ambracik.