Dita e Veres eshte nje brilant i kultures tone te larget – te munguar apo pervetesuar nga te tjeret.
Me autentike e gjejme kete feste ne rrethinat e Dibres Madhe. Ka nje ritual 24-oresh. Fillon me perendimin e diellit, e qe quhet nata e luleve, dhe mbyllet me perendimin e diellit te dites 14 mars, e cila quhet Dita e Luleve.

Idea baze e festes eshte sensi i jetes dhe dashuria per jeten. Nuk kam nderment te interpretoj ritualin 24-oresh te festes, por po ndalem ne nje element: Heret ne mengjes, fèmija me i rritur delte nga shtepia dhe, pasi kthehej me nje tufëz degësh thane te lulezuara, trokiste ne porten e oborrit dhe thërriste me ze te larte: o Zonja Shtepise! ….
Mesazhi i pare: Fabula, rituali.., e shihte te zotin e shtepise si murret, godinen e shtepise, ndersa brenda ishte shpirti i godines, (zonja). Dhe dita e pare e pranveres trokiste pikerisht ne kete porte, ne porten e shpirtit, e cila,ashtu si lulet ne natyre, gjeneronte lule, pranvera njerzore, jete…

Mesazhi i dyte: Zonja e shtepise zakonisht ishte nena, por mund te ishte edhe gjyshja(nënëmadhja), ndersa “skenari” i ritualit nuk mban parasysh kete fakt, por faktin qe para te qenurit nene apo gjyshe, qendron nje fakt tjeter primar, faktin grua(jo ne kuptimin si bashkeshorte a grua e burrit) por si “ent” qe krijon bote njerzore ne perjetesi…. Zor se gjen në mitologjite, gojedhenat, por edhe ne mendimin klasik greko-romak(ku gjejme edhe interpretime te mbrapshta), nje interpretim filozofik kaq racional te botes njerzore ne raportet me natyren dhe sidomos te pozicjonit te gruas ne boten njerzore. Mahnitese! Mbase forca argumuntuese ì siguroi mbijetesen mijeravjecare festes te Dites Veres, qe nuk u asimilua, nuk u xhvesh as nga perandorite romake, bizantine e turke dhe as nga fete monoteiste.
Por ja, ate qe nuk e bene dot shekujt dhe te huajt, e bene politikanet tane; e perdhosen festen e Dites Veres. Çfarë u kishte ngelur tjeter pa perdhosur?….