21.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Fazli Ferati

FLAS ME SHQIPEN
Flisja shqip
me ty shqiponjë
nga ajo lartësi
n’ballë të vendit pararojë
Në atë maje bjeshke
me atë syrin tënd të mprehtë
vrojton vendin e shqipeve
e fluturon me ata krahë të lehtë
Kur ti shqipe
fluturon e lirë nën këtë qiell
edhe rrezet e diellit
na ngrohin më mirë
Kur shikojmë
qytetin atje nga lart
më duket sikur edhe mua
m’i jep të tuajat krahët
“”””””””””””””””””””””””May be an image of 1 person dhe tekst
S’DONI TË SHIHNI
Pse heshtni
e shtireni sikur asgjë s’dini
mirë,mirë këtë e dini
po xhelozia sytë s’ua lë t’i çilni
Të gjitha rrugët i keni të çelura
nisuni kah të doni
por këtë s’e shihni
se nëpêr dallgët e shpirtit tuaj lundroni
Vëreheni lehtë
me atë mllefin që keni përbrenda
mosni o njerëz të ligj
se këto vese u janë të rënda
Para mendjes
mos e vëni inatin
se do vini shumë lehtë
kur mbi peshore ju matin
Në këtë botë
si të doni veproni
se çdo gjë tek vetja e gjeni
e askund tjetër mos e kërkoni
f.f
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.