Amijete Çollaku

Dita e poezisë!May be an image of 1 person, lule dhe bar
Poezisë !
Poezi, foleja ime
ti je shija e dlirësisë lozanjarja e ndjenjës time .
Dashuruar, me ty jam sekond, pa ty s’mund të rri muza ime, më e bukur
magjia, hedhur në varg .
“Hajdute” e ndjenjave të mia
e imja, dashuria
mbetet gjithmonë, poezia.
Skllavja jote, që e re
mes gërmash, më rrëmbeje
mes ëndrrave të mia, je shkëndijë
moj e bukura poezi .
Netëve, kur s’më merr gjumi
kur trishtimi, më pushton
muza jote në shpirt filtëruar, më vjen lehtas me përqafime, më ledhaton
shpirt e zemër, më qetëson.
Dhe kur lotët, shprehin dhimbjen, muza ëmbël mjaltëzon
bëhet dritë, në sytë e mi errësirën, largon
si jorgan, mes dimrit të akullt ngrohtësisht, më përqafon.
Në gëzime, më bëhesh hareja lumturia,
mbi pend zogjsh,
që qiellin pushton
dhe nëse harruar mbetem, në këtë botë
pranë meje gjëndesh gjithmonë
shoqja që kurrë s’më tradhëton.
Je ajri,oksigjeni, që frymëmarjen më shton
je si dielli, që shpirtin më ndriçon
je qielli, që botën time pasuron.
Zjarri i ndjenjave të mia, që të ndezura mi mban gjithmonë
me pjalmin tënd, aromë pranverore dhuron
moj e bukura poezi,
esencë dashurore e jetës tonë….
Amijete Çollaku!
“”””””””””””””””””””May be an image of 1 person, outerwear dhe lule
Më folën sytë, për ty….
Sa shumë i ndjeva, ato sy
sa shumë, ato më thanë
të venitur, të pashpresë, si një i zbrazur oqean ,që shteron dalë-ngadalë.
Ëndërra të mbytura, mes lotësh
shndëruar në anije brengash, dhimbjesh, plumb i rrëndë
venitur mes asaj mase të ujshme, që pak nga pak shteron e në thellësi të tij i fundos.
Dhe befas, më mbërthen një trrishtim
fjala, më ngel në grykë
ti them diçka, s’kam guxim
shpirti thellë, psherëtin
për ata dy sy, të zbrazur
dy sy, pa ëndërrim
me të zbehtin shikim , humbur tej në perëndim
të venitur, të zhytur në lëndim
pa shpresë e plot zhgënjim…
Sa shumë i ndjeva, ata sy
i ëndërrova që dikur ishin plot gjallëri, vezullim e magji….
kur mes oqeanit ujshëm të tyre,
lundronte shpresa plot dashuri e gëzim, pa mbarim…..
Sa shumë më folën, ata sy
pa thënë asnjë fjalë, më rrëfyen një jetë plot histori!
Amijete Çollaku!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.