Luan Sheshi: 30 mars 2021…
“”””””””””””””””””

Loton….trënfafili,
me gaz nën vesë,
mban ison bilbili,
me zë,pa përtesë…
E rrezja e zgjatur,
kap hone drit’hije,
vesim i pamatur,
dhuratë perëndie…
Në cak të durimit,
pas nata mistrece,
në kut të harbimit,
pik-lotësh memece…
Loton…trëndafili,
i dendur nën vesë,
zgjat këngën bilbili,
refrenit…sjell ftesë…
Luan Sheshi: 29 mars 2021…
“”””””””””””””””””””””

Nën rreze pranvere,
shtegëtimet harruar,
zhurmimet pas dere,
nën tinguj dashuruar…
E qeshur një lëndinë,
e përkundur një valë,
e çmendur një luginë,
e pashkruar një fjalë…
E fjalët keq marrosur,
harbuar prej sythimi,
zvarr Dimri plagosur,
mret sofre shpëthimi…
Tufë rrezesh habitur,
lundrojnë varkë qielli,
gjethimi krejt papritur,
ngren sytë…nga Dielli…
Luan Sheshi: 28 mars 2021…