20.4 C
Tiranë
E martë, 2 Qershor 2026

Luan Sheshi

BUJTINË E PASHKELUR…
Përrejt shtegëtuar,
yjësish vallëzojnë,
vallzojnë humbuar,
humbimit pulsojnë…
Pulsimit mërgata,
në udhë përflakur,
përflakjesh…nata,
shurdhimit plakur…
Pas kreshte strukur,
një shteg pa shkelur,
pa shkeljes zhdukur,
rob zhdukjes ngelur…
Përrejt shtegëtuar,
yjësish rrugëtojnë,
rrugëtojnë harruar,
harrimesh shkojnë…
Luan Sheshi: 30 mars 2021…
“”””””””””””””””””May be an image of trëndafil dhe natyrë
LOTON TRËNDAFILI…
Loton….trënfafili,
me gaz nën vesë,
mban ison bilbili,
me zë,pa përtesë…
E rrezja e zgjatur,
kap hone drit’hije,
vesim i pamatur,
dhuratë perëndie…
Në cak të durimit,
pas nata mistrece,
në kut të harbimit,
pik-lotësh memece…
Loton…trëndafili,
i dendur nën vesë,
zgjat këngën bilbili,
refrenit…sjell ftesë…
Luan Sheshi: 29 mars 2021…
“”””””””””””””””””””””May be an image of qiell
NËN RREZE PRANVERE
Nën rreze pranvere,
shtegëtimet harruar,
zhurmimet pas dere,
nën tinguj dashuruar…
E qeshur një lëndinë,
e përkundur një valë,
e çmendur një luginë,
e pashkruar një fjalë…
E fjalët keq marrosur,
harbuar prej sythimi,
zvarr Dimri plagosur,
mret sofre shpëthimi…
Tufë rrezesh habitur,
lundrojnë varkë qielli,
gjethimi krejt papritur,
ngren sytë…nga Dielli…
Luan Sheshi: 28 mars 2021…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.