18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

GEZUAR DITLINDJEN POETE “Xhemile Adili”

Gezuar Ditelindjen! - YouTube

Sot feston 55 vjetorin e ditlindjes poetja brilante Xhemile Adili.Gazeta “Nji Dritare e Re” i uron poetes edhe shume e shume pervjetore tjere me plote shendet dhe krijimtari te bodhsheme.GEZUAR.May be an image of Xhemile Adili, syze dhe brick wall

DUA VALËZA ERE TË BUTË TË SHPIRTIT!
S’janë të gjithë njerëzit njësoj, disa mbajnë tru, zemër;
disa, thasë me qymyr, në vend truri, zemre mbajnë.
Një det katran që lanë mendjet e tyre e shpirtin kuturu,
një botë e humbur, një jetë pezull mbi male lart,
por dua buzëqeshjen në fytyrën e tjetrit, rrezen që flet.
Dua lulet dhe fluturat, këngën dhe përshëndetjet
të të thonë, “mirëmëngjes!”
Dua fat në arë, grurë e bar në zemrat e njerëzve.
Dua rërë të plazhit, vela të valëve, dallgë të zjarreve.
Dua kafe të lirë mes qyteti, vrer të lënë pas planeti.
Dua puthje të poezisë dhe sinqeritet të të dashurit.
Dua valëza ere të butë, si dashuri, që miklon lulediell.
Dua ura ku mbërthehen katinarët e betimit për dritë
të dritares, pa syrgjynosje të shpirtit nga vdekja
në vdekje. Nga shpella në kanxhela me 3 palë perde.
S’janë të gjithë njerëzit njësoj…jap shpirtin për atë
që dot ta gënjej një herë.
May be an image of Xhemile Adili dhe bizhuteri
MERR NGJYRAT E SHPIRTI TIM, PRANVERË!
Përse dhunohet dashuria, si me darë të trashë?
Shpirti nuk ka lindur, që kamxhiku ta përdredh,
i ëmbël është xhani, pa atë nuk hapet një lulë,
nuk hidhet një hap, nuk ecën gjë në jetë.
Përse shtypet dashuria, si të jetë e hollë një fletë?
Nuk shkruhet ndryshe fati, veç si e shkruan ti,
buzët mbyllen, gjoksi shuhet, duart s’miklojnë,
thahet buzëqeshja, venitet shtrati, hëna humb në qiell,
korbi këndon mbi kulm, bilbili nuk shihet.
Nuk shkulet ndryshe fati, veç me lëkurë gjarpëri.
Mjerë pranvera e mbytur në blerim e lule gjithfare
por që s’shihet një aty, nuk mbajnë erë, ora ngordhë.
Nuk më bënë forcë, të mos kem ëndrrat më të bukura
e asgjë s’më largon nga egoja ime, dashuria, kënga.
Mjerë pranvera pa tëra ngjyrat e shpirtit që unë kam!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.