S’janë të gjithë njerëzit njësoj, disa mbajnë tru, zemër;
disa, thasë me qymyr, në vend truri, zemre mbajnë.
Një det katran që lanë mendjet e tyre e shpirtin kuturu,
një botë e humbur, një jetë pezull mbi male lart,
por dua buzëqeshjen në fytyrën e tjetrit, rrezen që flet.
Dua lulet dhe fluturat, këngën dhe përshëndetjet
të të thonë, “mirëmëngjes!”
Dua fat në arë, grurë e bar në zemrat e njerëzve.
Dua rërë të plazhit, vela të valëve, dallgë të zjarreve.
Dua kafe të lirë mes qyteti, vrer të lënë pas planeti.
Dua puthje të poezisë dhe sinqeritet të të dashurit.
Dua valëza ere të butë, si dashuri, që miklon lulediell.
Dua ura ku mbërthehen katinarët e betimit për dritë
të dritares, pa syrgjynosje të shpirtit nga vdekja
në vdekje. Nga shpella në kanxhela me 3 palë perde.
S’janë të gjithë njerëzit njësoj…jap shpirtin për atë
që dot ta gënjej një herë.