Sa shumë që të deshta moj
Mbrëmë të të kisha pranë,
Një fjalë në vesh të ta thoja
Të dua shumë moj Zanë!
Nga mendja s’të hoqa tërë natën
Syrin nuk mbylla aspak,
Buzët e tua ëmbël pëshpërisnin
Më prit të lutem, më prit edhe pak!
Më prit dhe mua si një dallëndyshe
Kur kthehet e zbukuron këtë pranverë,
Më prit dhe si një lule n’kopshtin tënd
Hap petalet e të mbushë erë.
Nga ajo aromë do të dehesh i tëri
Ta keshë të kjartë se kjo nuk është raki,
Nga kjo dehje s’do jeshë esull kurrë
Kjo dehje e madhe quhet DASHURI!
“””””””””””””””””””””
Të pres dallëndyshe
Kthehu fluturim,
Se pranvera erdhi
Tashmë n’vendin tim.
Ta kam ruajtur çerdhen
Tek cepi n’shtëpi,
Eja kësaj natyre
Shtoj pak bukuri.
Është ngrohur natyra
Lulet sa kanë çelë,
Të presim dallëndyshe
Eja menjëherë.
Çeli luleshqerra,
Këndon dhe bilbili
Eja dallëndyshe
Tash erdhi dhe prilli!