PLAGË MBAS PLAGE
Thuaj na dënoi perëndia ?
Heshtje, buzëplasur që vazhdon
Dhimbja s’dihet, kur mer arratinë
Një det lotësh që s’mbaron
Sa mbyllet një,plagë tjetër hapet
Pa dhembshurri varos toka
Ofshama, dhimbja logoret
Mijëra jetë,humbet bota
Mbas tërmetesh dhe korona
Plagë mbas plage ,sfashiten dot
S’është zemra e madhe sa deti
Në pranga pandemie ,mbeti sot
Edhe mjekët lodhur, drobitur
Aspak s’po shohin familjarët
Me maska shprese duke pritur
Po luftojnë si kurrë më parë
Rrini në shtëpi,mbeti parullë
Ne thërresim ndihmë o zot
Ndoshta gjen të shpejtën rrugë
Mbi koronën të fitosh !