16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Me poeten brilante Mirela Ropi

CILIT KRAHAROR TI VENDOS PESHËN
May be an image of 2 njerëz
Intuitë,që ndez alarmin
Heshtje pa kthim
Kujtimet duan ti zbeh
Fundi del me përpjesim
Lulet vyshken pa rrezeartin
Pa ujin nuk vjen bekimi
Jeta humbet mes zjarresh
Ç’rrugë gjeti trishtimi ?
Cilit kraharor ti vendos peshën ?
Tani dhe ajri është rrënduar
Humbi , ajo pak buzëqeshje
Që kubikëve, kishim pllenuar
S’gjejnë vend copat zemrës
Veç akuj ,mëndjen sakatosur
Rrebeshë loti ethshëm
Fytyra,lodhje të pasosur !
As lejlekët nuk erdhën
Frikësuar, ndryshuan rrugën
Mjegulla i krekoset gjithësisë
Sikronizon ajo minutat ,kohën !
Mirela Ropi 4 Prill 2020
“”””””””””””””””””””””””
NJË LOT DËSHMOR
Ai që t’i quan ëngjëll
U zhndërua në një makth
Gjith bota ju shëmb
Se donte,të buzëqeshte pak
Askush nuk lind fajtor
Fajin mer mbi shpatulla
Një loti bie dëshmor
Buzës ngrijnë ca fraza
Jam rob i vështrimit tënd
Në cilën pasqyrë duket imazhi?
Thellë shpirti, ka bosh një vënd
Kjo ëndërr e strukur mbeti !
30 Mars 2021 Mirela Ropi
“””””””””””””””””””May be an image of 1 person dhe duke buzëqeshur
PLAGË MBAS PLAGE
Thuaj na dënoi perëndia ?
Heshtje, buzëplasur që vazhdon
Dhimbja s’dihet, kur mer arratinë
Një det lotësh që s’mbaron
Sa mbyllet një,plagë tjetër hapet
Pa dhembshurri varos toka
Ofshama, dhimbja logoret
Mijëra jetë,humbet bota
Mbas tërmetesh dhe korona
Plagë mbas plage ,sfashiten dot
S’është zemra e madhe sa deti
Në pranga pandemie ,mbeti sot
Edhe mjekët lodhur, drobitur
Aspak s’po shohin familjarët
Me maska shprese duke pritur
Po luftojnë si kurrë më parë
Rrini në shtëpi,mbeti parullë
Ne thërresim ndihmë o zot
Ndoshta gjen të shpejtën rrugë
Mbi koronën të fitosh !
28 Mars Mirela Ropi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.