E VOGËL
Çdo ditë e jetojmë një ditë të re,
Në “pallatin” tonë të vjeter në fshat
Të zitë e ullirit që e sjell koha
Me tymë e përpin i ziu oxhak!
Me të gdhirë dita, dëgjojmë serenatë
Zogjtë sillën n’ verandë, për ne cicërojnë
Hallet nuk i dinë, i dinë vetem muret
Rënd peshojnë dhe gurët, por toka i mban!
Kënga shpesh dëgjohet, kur zemra qanë hallet
Shpirti e do jeten, jetes i këndon
Që nga ilirishtja e kohëve të vjetra,
Kjo iso e njetë, shumë po na mundon!
Shumë e vogël n’ hartë,
E halle,…. halle plotë
E vjetër ndër shekuj, krahët t’ janë gjymëtu
Ty të sakatuan, moj e bukura ime,
Të na falësh ne, s’ mundemi me t’ ndihmu,
Të vogël,……….
Leta Gela-Kutllovci
Shiko, këtë të mirë veç për ty, se, për të tjerë as që e kisha ça kokën!
Eja ti, s’ ke punë për të bërë, vetëm i shikon çfarë bëjnë, si po shkon puna, për prish maro është tjetër kush!
– Paj, s’ po di bre, s’po nihna i sigurt!
Qysh bre spo nihesh, po a je inxh. I diplomuar?
– Paj, po bre po, po tash kanë ndërru kohrat!
“”””””””””””””
Në vizitë, te gjyshja
( Gjyshet e ’90tave)
Në tavan te gjyshja
Bëhej dasmë e madhe
Macja ndjekte miun
Kërcenin valle!
Në kopshtin pranë shtëpisë
Ulur një maçok
Vështronte oborrin
Ku po sheh mijok!
Gjyshja merakosej
Saherë mjaullinte
“Macet janë të mira, i pastrojnë shtëpitë!”
Qeni i shtëpisë
Ishte ziliqar,
Nuk i donte macet
Gjyshes t’i rrin pranë!
Gjyshja qe bujare
S’ linte të uritur
I ushqente të gjithë
S’ kishte më t’bërtitur!
Me të mbaruar punët
Hijen e kërkonte
Na thurte fanella
Gjithnjë na gëzonte!
Përse s’ ka më gjyshe
T’ ëmbla si atëherë
Të gjitha janë të zane
Me punët n’ kompjuter?