Pronësia mbi pyjet
politika pyjore shqiptare e 30 viteve të fundit, na afron më shumë nga Federata Ruse e Bjellorusia se sa nga fqinjët tona europian.
Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, ka bërë kohët e fundit disa vëzhgime lidhur me strukturën e pronësinë së pyjeve në Europë, bazuar në disa botime dhe raporte të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) dhe Institutit Europian të Pyjeve (EFI).
Sipas raporti të “Gjendjes së Pyjeve në Europë 2015” , sipërfaqja totale e pyjeve publike dhe private në Europë është rreth 100 milion hektarë. Po sipas këtij raporti, sipërfaqja e pyjeve private është rritur me 18% ndërmjet viteve 1990 – 2000 ndërsa ajo e pyjeve publike ka mbetur e njëjtë ose është zvogëluar. Forca kryesore drejtuese e ndryshimeve në strukturën e pronësisë së pyjeve është shtyrja drejt privatizimit dhe kthimit i tokave pyjore në ish vendet me ekonomi të centalizuar.
Shtetet me përqidje të lartë të pyjeve në pronësi private janë Austria, Franca, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Sllovenia, Portugalia dhe Spanja. Ndërsa pronësia publike dominon në Evropën Qendrore-Lindore dhe Juglindore, me një përqidje mesatare prej 80 dhe 90%. Kjo përqindje e lartë vjen nga vendet, ku të gjitha apo pothuajse të gjitha pyjet janë në pronësi publike, si Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia, Ukraina, Malta, dhe Turqia. Sipas raportit në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria ku tashmë edhe si rezultat i reformës territoriale, rreth 97% e pyjeve kanë kaluar në pronësi publike.
Një tjetër botim nga UNECE dhe FAO “Pronësia Private e Pyjeve në Europë” hedh dritë mbi pyjet private në Evropë dhe informon hartuesit e politikave për realitetet socio-ekonomike të lidhura me pronësinë private të pyjeve. Ndër të tjera, botimi identifikon trendet e rëndësishme si copëzimi i tokës pyjore, transferimi i pronësisë nga publike në private, demografinë dhe situatën socio-ekonomike të pronarëve.
Pronarët e pyjeve luajnë një rol kyç në mirëmbajtjen e ekosistemeve pyjore dhe rritjen e zhvillimit rural, duke siguruar gjithashtu një burim ekonomik dhe industrial me rëndësi primare në rajonin e UNECE. Pronësia private e pyjeve rezulton të jetë mbizotërues në 23 vende të Bashkimit Europian.
Sipërfaqja aktuale e pyjeve private dhe publike në këto 23 shtete të marra në studim, arrin në 138.5 milion hektarë pyje dhe toka të tjera të pyllëzuara, nga të cilat 128.5 milion (93%) klasifikohen si pyje dhe 10 Milion (7%) si toka të tjera të pyllëzuara. Shpërndarja mes të pronësisë private dhe publike është e balancuar: 68.5 milion hektarë (49.6%) janë pyje në pronësi private dhe toka të tjera të pyllëzuara, rreth 70 milion (50%) janë në pronësi publike dhe 0.5 milion ha (0.4%) janë raportuar si të tjera.
Për vendet e Evropës Perëndimore dhe Qëndrore me sipërfaqe të mëdha pyjesh, me një sipërfaqe kumulative prej 198 milionë hektarë pyje dhe tokave të tjera të pyjore, përqindja e pronësisë private të pyjeve është më e lartë. Informacioni nga Vlerësimi Global i Burimeve Pyjore 2005 tregon një shpërndarje të 115 milion hektarëve (58%) të tokës pyjore private kundrejt 83 milion hektarëve (42%) tokë pyjore publike. Pjesa e përqindjes së pyjeve private zvogëlohet ndjeshëm kur merret parasysh struktura e pronësisë në një shkallë kontinentale evropiane, duke përfshirë Shqipërinë, Federatën Ruse, Bjellorusinë dhe Ukrainën, ku deri në 100% të pyjeve janë në pronësi publike.
Konstatohet se 30 vitet e pas rënies së komunizmit Shqipëria mbetet në të njëjtat shina me Federatën Ruse apo Bjellorusinë, përsa i takon pronësisë mbi pyjet. Mendësitë e kaluara kanë lënë sektorin pyjor prej vitesh jashtë zhvillimit dhe ende të centralizuar.
Ne mendojmë se thellimi i proçesit të transferimit në pyje nga pushteti vendor tek komunitetet, pra drejt privatizimit, do të ndikonte ndjeshëm në zhvillimin e zonave rurale dhe do të na afronte më shumë me fqinjët tanë Europianë. Përvojat e përmendura më lart shërbejnë si mësim i mirë për politikanët shqiptarë që shpesh duke u marrë me politika të mëdha harrojnë rëndësinë që kanë pyjet, gjysma e tokës shqiptare, të lëna pa program dhe pa planifikim për tokën, pyllin, kullotën Bimët, blegtorinë.
Asnjeri sot nuk e din sa priten? Sa rriten sa shiten dhe sa mbillen në vit? Sa kulloten e sa mbikulloten? Sa bimë mblidhen ku mblidhen si përpunohen sa e si tregëtohen? Asnjeri se din sa është dëmtimi e masat për cdëmtim, pra i gjithë sektori është në kaos të plotë ndëkohë që taksapaguesit Shqipëtarë paguajnë mbi 1000 punonjës nga Ministria deri tek roja i pyllit. Pyjet në pronësi publike dhe private luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e tokës, ruatjen e biodiversitetit, zbutjen e ndryshimeve klimatike si dhe ofrojnë shërbime dhe produkte pyjore dhe jo pyjore. Për më tepër ato prodhojnë përfitime social – ekonomike për mirëqënien e pronarëve të tyre. Është detyrë e strukturave në Bashki, deri në Ministri që të planifikojnë monitorojnë dhe publikojnë shifra dhe evidencë konkrete për gjendjen e sektorit për shtimin apo paksimin, për mbjelljen apo përmirësimin, për dëmet e cdëmtimet, për kullotjen e numrin e blegtorisë që kullosin në kullota e në pyje, për bimët që grumbullohen e shiten për të ardhurat dhe shpenzimet etj..Le të shpresojmë se do të gjejmë këto të dhëna për vitin që lamë pas dhe cfarë kemi planifikuar për 2021 ?
Shkenca e politkëbërja kanë dy rrugë, të luajnë strucin, pra të kalojnë në heshtje krizën, ose të përballen e kërkojnë zgjidhjen që plotëson kërkesat për ngrohje pa shkatërrim të mëtejshmë të tokës tone. Pra sfida e momentit për politikat pyjore shqiptare që mund të frenojnë shakterrimin e mëtejshëm të natyrës, është që cdo banorit ti llogaritet një sasi vjetore përafërsisht në një metër kub dru për ngrohje për cdo banor që vazhdon të kalojë dimrin në vendin tonë.
Në kushtet aktuale të emergjencës, plotësimi i nevojave vjetore mund të arrihet duke kultivuar lloje me rritje të shpejtë e me cikël të shkurtër të prerjes, aktualisht prvuar në disa vende të Europës. Prodhimi biomasës për ngrohje brenda territorit të vendit ka rëndësi si nga pikpamja ekonomike ashtu edhe ekologjike. Kjo për faktin se kosoton kryesore të materialeve të biomasës që përdoret për ngrohje e mban transporti, ku përvec rritjes së kosotos ka impakt shumë negativë djegia e një sasie të madhe nafte për transport nese druri do të vijë nga vendet fqinjë si Mali I Zi, Kosova apo Maqedonia.
Nga eksperimentet e ngritura vitet e fundit në mjaft vende të Europës si Suedi, Gjermani, Greqi, rezulton se nga llojet me rritje të shpejtë e cikël të shkurtër mund të merren për cdo hektar në një cikël 4 vjecar mund të merren 80 m3 masë drusore për hektar do të ishte e nevojëshme të kultivoheshin 25000 hektare në zonat fushore me prodhimtarit të lartë të tokës. Nëse kjo alternativë shqyrtohet , do të kishte një ndikim shumë pozitiv në punësim si dhe në të ardhura të fermerëve. Është një shans shumë i mirë që me këtë ndërhyrje, qeveria krijon mundësi të justifikojë e të bëjë më të pranueshëm nga ana logjike moratoriumin për prerjet në pyje që është kthyer aktualisht në ligj nga parlamenti shqiptar. Kjo do të kërkonte përfshirjen e mbjelljes së plantacione për prodhim të drurit për ngrohje në skemat e subvencionimit të buqjësisë.
Kjo situatë emergjence, është një mësim për të hartuar një VKM, që të garantojë bashkëpunim të shtetit e fermereve për të furnizuar tregun me sasinë e nevojëshme të biomasës së siguruar në mënyrë të qëndrueshme, duke ndikuar pozitivisht në mbrotje të tokave bujqësore e stimulim të fermave private pyjore që përvec funksionit prodhues do të kenë edhe rëndësi të madhe mjedisore për të mbrojtur fushat e vendit tonë nga përmbytjet.
Ne vazhdim kërkohet ..
Përfshirja e plotë e masave dhe aktiviteteve pyjore brenda programeve dhe politikave të Zhvillimit Rural në mbështetje të pylltarisë bashkiake dhe familjare dhe shoqatave PPK;
Njohja dhe përfshirja në politikat dhe rregulloret e shërbimeve mjedisore të siguruara nga pyjet private dhe komunale (pylli familjar) dhe zbatimi i pagesave për shërbimet e ekosistemit;
Një mjedis i mundshëm i ndryshimeve në legjislacionet përkatëse për pyjet familjare dhe që çojnë, ndër të tjera, në procedura më pak burokratike për të lehtësuar pronarët dhe përdoruesit e pyjeve menaxhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin ekonomik;
Përfshirja e duhur e pyjeve familjare (pyjet private dhe ato komunale) në zonat e mbrojtura. Sigurimi i të drejtës dhe detyrimeve ndaj familjeve rurale dhe kompensimi i të drejtave të privuara të shfrytëzimit të pyjeve në zonat e mbrojtura;
Mbështetje për organizatat e Pronarëve dhe përdoruesve të pyjeve për të rritur më tej kapacitetet e tyre në arsim dhe ndërgjegjësim ndaj komuniteteve në zonat rurale, pronarëve të pyjeve familjarë dhe përdoruesve..
Gazetare Jeto Gjelber


