Pjetër Nikolla, P O E Z I, marrë nga libri
im, ”E vërteta e Mitologjisë Pellazgo-Ilire”,
II, (Poezi), bot.2016. f. 35
Moj sykaltra jonë, syndritur,
Trimëreshë e përmi burra,
Për kujtimin tënd u ngritën
Shumë tempuj dhe statuja.
Athena ka lindur nga koka e Zeusit pellazg.
* Homeri në “Iliadë shkruan: Hera i drejtohet Zeusit: “..O i mjerë…. Si e linde vetëm Athenanë sykaltër…”.
Tit Livi dëshmon se në Epir ekzistonte një qytet i quajtur Athenon..”
Eliani: Zë në gojë një ishull në detin Jon,i cili thirrej me emrin e Athinasë.
Plutarku: shkruan se Pirro Burri, kur shpëtoj Athinën nga rrethimi Maqedonas më
288 para Krishtit, bëri flijime për Athenanë.
Në kryeqytetin e Pirro Mollosit në Ambroki (Artë), ishte një faltore kushtuar Perendeshës
Athina.
Një gojëdhë e stërmoçme arbërore, nga Zhulati i Labërisë botuar në vitin 1875 thuhet:
“…Zoti, mbreti, njëherë e një kohë, pati luftë me Kretasit, sepse nuk i jepnin
tagrin… dërgoi e solli një mbret të qalë nga një vend i largët, dhe, tek erdhi ky, Zoti
vrapoi drejt që ta përqafojë, dhe kur po zbriste çalamani nga kali, i ra një sëpatë që
kishte në sup dhe ia çau kokën Zotit, dhe nga brënda hovi një vashë e bukur, dhe qe e
armatosur, dhe i thoshin Thëno, dhe çalamani i vuri balsam (kokës së Zotit) dhe (ky)
u shërua….”* Dh. Pilika po aty f. 255
Ky variant shqiptar është mjaft origjinal dhe shumë i rëndësishëm. Çalamani tregon
Tiparet mitologjike të hyjt të zjarrit (farkëtarisë) Hefestit.
Athena ishte mbrojtëse e qytetit të Athinës. Ky qytet mori emrin e perendeshës
Athena.
Herodoti shkruan: “…Athinasit në epokën kur pellazgët zotëronin vendin që quhej
Greqi ishin pellazgë dhe quheshin Kranaenë dhe më vonë u quajtën Jonianë…”
( Herodoti, (VII. 44).
Para Athinës, Argosi ishte kryeqyteti i Pellazgëve.
Dh. Pilika,”Pellazgët origjina jonë e mohuar” Tiranë 2005, f.255.