23.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Gezuar ditlindjen Pjetër Nikolla studiues, shkrimtar

Gazeta “Nji Dritare e Re” me botues z.Gjin Musa i uron Gezuar Ditlindjen botuesit te shume librave,studiuesit,shkrimtarit Pjeter Nikolla.No photo description available.May be an image of Pjeter Nikolla

 

Pjetër Nikolla studiues, shkrimtar.
Pjetër Nikolla, P O E Z I, marrë nga libri
im, ”E vërteta e Mitologjisë Pellazgo-Ilire”,
II, (Poezi), bot.2016. f. 35
(Mitologji e Poetizuar)
ATHENA, HYJNESHË
PELLAZGO-ILIRE
Mitologjia, Pellazge e gojdhëna,
Argumentojnë qartazi se
Nga Koka e Zeusit,
Ka lindur Athena.
Te Homeri, në Iliadë,
Hera Zeusin qorton,
Pse lindi nga koka
Athenën sykaltrën.
E bukur dhe luftëtare,
Hyjnesha jonë Athenë
Dhe Pirro në luftë, kur shkonte,
Kukuvajkën kish emblemë.
Moj sykaltra jonë, syndritur,
Trimëreshë e përmi burra,
Për kujtimin tënd u ngritën
Shumë tempuj dhe statuja.
Bijë e Zeusit, Athenaja,
E rrënjes Pellazgjike,
Shëmbllen si shqiponja,
Kërcente vallen Pirrike.
Ç’duhen më tepër fakte!?
Në Athinën e sotme banonin pellazgë!
Emrin qyteti e mori nga Athina, Hyjneshë!
Athina lindi nga koka e Zeusit Pellazg!
oooo—oooo
Athena ka lindur nga koka e Zeusit pellazg.
* Homeri në “Iliadë shkruan: Hera i drejtohet Zeusit: “..O i mjerë…. Si e linde vetëm Athenanë sykaltër…”.
Tit Livi dëshmon se në Epir ekzistonte një qytet i quajtur Athenon..”
Eliani: Zë në gojë një ishull në detin Jon,i cili thirrej me emrin e Athinasë.
Plutarku: shkruan se Pirro Burri, kur shpëtoj Athinën nga rrethimi Maqedonas më
288 para Krishtit, bëri flijime për Athenanë.
Në kryeqytetin e Pirro Mollosit në Ambroki (Artë), ishte një faltore kushtuar Perendeshës
Athina.
Një gojëdhë e stërmoçme arbërore, nga Zhulati i Labërisë botuar në vitin 1875 thuhet:
“…Zoti, mbreti, njëherë e një kohë, pati luftë me Kretasit, sepse nuk i jepnin
tagrin… dërgoi e solli një mbret të qalë nga një vend i largët, dhe, tek erdhi ky, Zoti
vrapoi drejt që ta përqafojë, dhe kur po zbriste çalamani nga kali, i ra një sëpatë që
kishte në sup dhe ia çau kokën Zotit, dhe nga brënda hovi një vashë e bukur, dhe qe e
armatosur, dhe i thoshin Thëno, dhe çalamani i vuri balsam (kokës së Zotit) dhe (ky)
u shërua….”* Dh. Pilika po aty f. 255
Ky variant shqiptar është mjaft origjinal dhe shumë i rëndësishëm. Çalamani tregon
Tiparet mitologjike të hyjt të zjarrit (farkëtarisë) Hefestit.
Athena ishte mbrojtëse e qytetit të Athinës. Ky qytet mori emrin e perendeshës
Athena.
Herodoti shkruan: “…Athinasit në epokën kur pellazgët zotëronin vendin që quhej
Greqi ishin pellazgë dhe quheshin Kranaenë dhe më vonë u quajtën Jonianë…”
( Herodoti, (VII. 44).
Para Athinës, Argosi ishte kryeqyteti i Pellazgëve.
Dh. Pilika,”Pellazgët origjina jonë e mohuar” Tiranë 2005, f.255.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.