28.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Lumturije S Drenica

Më merr me vete pranverë.!May be an image of 1 person dhe tekst
Të lutem e bukura pranverë,
Mos e le zemrën time më të vuaj,
Sa shumë pranvera që erdhën e shkuan,
Mallin e dhimbjen tim kurr se shëruan.!
Merma shpirtin tim me vete pranverë,
Bashkoje me lulet shumëngjyrëshe që lulëzojnë,
Edhe me mijëra ata yjet që qiellin ndriçojnë,
E përçark Hënës lozonjare në valle i shkojnë.!
Ma mer me vete mallin tim e dashura pranverë,
Ma shuaj atje lartë në ato bjeshkë malësie,
Në ato fshatra malore me plotë hijeshi,
Ku bilbilat ia thonë këngës me plotë gëzim.!
Të lutem pranverë ma plotëso këtë dëshirë,
Më ço agimeve të mëngjesit në atë shtëpi ku kam lerë,
Në ato rrugë kalldërmi të rrethuar plotë gjebërim,
Aty tek ai kroi i ftohtë ku nëna lanë lotët nga sytë.
Më merr me flladin tënd të letë e në ugara më dërgo,
Atje ku me gëzim puntori punën ka filluar,
Në ato shpate kullotash ku zëri i qingjave ndigjohet
Në atë vënd të bekuar që quhet vendlindje.!
Të lutem pranverë ma ndalo lotin,
Se sytë na u verbuan,e dritë nuk po shohim,
Plagët mi shëro që zemrën kanë ligëzuar,
Mos ma le trupin të tretet në dhe të huaj..!
[ Lumturije S Drenica]
“””””””””””””””””””””””””””May be an image of fëmijë, duke qëndruar dhe tekst
Mos ua vrisni buzëqeshjen
Ç’do të thotë i zi ose i bardhë,
Pasanik apo varfanjak,
Të gjithë njësoj Zoti na fali,
Na dha jetën edhe fatinë.
Dashurinë edhe mirësinë,
Të pangjyrë na i dhuroi,
Por do njërz shpirtë zinjë,
Ja vunë flakën botës mbarë.
Shpirtin çdo ditë na e helmojnë,
Jetë të pafajshme po lëndijnë,
Po va marinë dritën përgjithmonë,
I lënë në errësirë e su bëhet vonë.
Po vrasinë e presinë pa mëshirë,
Po djeginë e rrënojnë pa pushim,
Po lënë jetima rrugëve plotë,
Pa nënë e babë e pa vatanë.
Përse o zemër ligë,e shpirtë zinjë?
S’na lini të qetë të jetojmë në harmoni,
Përse mes njërzisë shtini panik,
Të jetojnë të bardhët,e të zhdukim të zinjtë.
Mos more të mallkuar,mos bëni kërdi,
Se edhe ata janë njerëz si unë edhe ti,
Edhe ai don të jetojë jetën e tij,
I lumtur e i gëzuar ,dhe jo në varfëri.!
Mos va vrisni buzëqeshjen,
Frymën mos jua merrni ,
Po lëri të qetë të lulëzojë,
Ashtu si gjithë lulet e tjerë..!
[ Lumturije S Drenica]
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.