Mos ua vrisni buzëqeshjen
Ç’do të thotë i zi ose i bardhë,
Pasanik apo varfanjak,
Të gjithë njësoj Zoti na fali,
Na dha jetën edhe fatinë.
Dashurinë edhe mirësinë,
Të pangjyrë na i dhuroi,
Por do njërz shpirtë zinjë,
Ja vunë flakën botës mbarë.
Shpirtin çdo ditë na e helmojnë,
Jetë të pafajshme po lëndijnë,
Po va marinë dritën përgjithmonë,
I lënë në errësirë e su bëhet vonë.
Po vrasinë e presinë pa mëshirë,
Po djeginë e rrënojnë pa pushim,
Po lënë jetima rrugëve plotë,
Pa nënë e babë e pa vatanë.
Përse o zemër ligë,e shpirtë zinjë?
S’na lini të qetë të jetojmë në harmoni,
Përse mes njërzisë shtini panik,
Të jetojnë të bardhët,e të zhdukim të zinjtë.
Mos more të mallkuar,mos bëni kërdi,
Se edhe ata janë njerëz si unë edhe ti,
Edhe ai don të jetojë jetën e tij,
I lumtur e i gëzuar ,dhe jo në varfëri.!
Mos va vrisni buzëqeshjen,
Frymën mos jua merrni ,
Po lëri të qetë të lulëzojë,
Ashtu si gjithë lulet e tjerë..!