14.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Rexhep Ndreu

Është koha të dëgjojmë këmbanat.

Reflektime nga federate kombëtare e pyjeve dhe kullotave komunale

Federata shqiptare e pyjeve dhe kullotave komunale, ka vite qe e ngren shqetesimin e shkaterrimit te pyllit shqiptar duke iu drejtuar me rezoluta nivelit me te larte te drejtimit te shtetit. Një zë vzhdimisht I humbur ne shkretirën e shurdherisë së politikanëve, që në 30 vitet e pas komunizmit nuk arriten qoftë ti japin vendit një ligj për pyllin shqiptar

Kush ka sy e veshë, kush gjykon për mjedisin ku lind e jeton, lëviz e sheh nëpër Shqipërinë tonë të vogël, apo thjeshtë informohet sadopak nga media, e ka bindjen që mbulesa e gjelber e tokës tonë  është dobësuar e pakësuar së tepërmi qoftë nga prerja, zjarret, kullotja, gërmimet e gërryerjet. Një klasë politike nëse do ishte normale duhet të reagonte. Pas vitit 2000 taksa paguesit shqiptar mbajne si pjese te qeverisjes edhe nje Ministri qe monitorin e kujdeset per mjedisin shqiptar,  e kjo Ministri  qe eshte parë komode qe tju dhurohet partive te vogla me te cilat ndahet qeverisja , ka meritën e moiskallzimit të situatës ku është katandisur pylli e mjedisi shqiptar.  Nese do funksiononte  qofte edhe minimalisht  duhej tju tregonte taksaoaguesve e opinionit shqiptar  që pakësimi I bimësisë ne male e kodra, është rrezik për atdheun e jetën  tonë, djepin që na ka lindur e na mban të gjallë. Nëse i bëhet krahasim gjëndjes dhe ecurise së mbulesës pyjore, nuk është e vështirë të konkludohet që në 30 vitet e fundit, dëmet kanë qenë më të mëdha se sa në disa nga shekujt, që kur disponohen materiale e dëshmi  të shkruara e trashëguara. Realiteti është I hidhur, po të mendosh që   shoqëria jonë pretendon se është në progress e aq me tepër po realizon kritere për tu bërë e pranueshme nga bashkësia europiane.

Ne shkatërruam pyjet, I vetmi sistem që natyra e ka pajisur me një vecori, që i mungon si bujqesisë ashtu edhe të gjithë sistemeve të tjera që kontribuojnë për njerëzimin, pylli e siguron ushqimin dhe energjinë e tij, brenda për brenda sistemit, duke I mundesuar dhurata të pafundme qënieve të tjera. Të gjitha sistemet e tjera mvaren nga energji të importuara, të cilat janë të parinovueshme, dhe shkaktojnë ndotje të planetit e rrezikim te jetës.

Praktikisht duket sikur nuk dijmë të shohim mendojmë e tregojmë. Të trishton paaftësia e politikaneve por edhe mediave tona   për të reaguar,  kur është  cënuar djepi i jetës dhe e ardhmja e saj, në një atdhe me male pa bimë e dalëngadalë pa tokë.  Jetojmë një kohë që e ka sfiduar tokën,  duke e rrezikuar deri në ekstrem zhdukjen pa rikthim të saj në shumë pjesë të vendit, për shkak të budallallëkut tonë, si dhe mungesën e përgjegjësisë personale të cdo individi të shoqërisë, karshi jetës për të sotmen e të nesërmen e shqiptarëve. Nëse shkatërrimi I pyjeve e bimësisë së maleve do të vinte për faktorë që janë jashtë kontrollit tonë, së paku secili nga ne do të ishte krenar dhe I qetë në ndërgjegjen e tij, por është fakt se  shkatërrimi vjen vetëm veprimi I gabuar e I verbër I pjesës politike bërëse e politike zbatuese  dhe  nga mosveprimi I pjeses së sunduar të shoqërisë tonë, e ky realitet monstruoz  e vendos gjeneratën e inteligjences aktuale të vendit tonë në një situatë të vështirë morale.

Katastrofa ekologjike është ulur këmbëkryq në malet e kodrat tona, e shokon kedo qe sado pak mendon, e në fakt duhet ta trembë realisht gjeneratën që e jetoi,  ndoshta padashje kontribuoi qe te arrihej ne kete stad   e nuk  arriti ta ndalojë te keqen. Cfarë ka ndodhur, nuk mund të cbëhet. Kapërcimet që bëhen shpesh nga ata që shoqëria jonë I paguan për ta parandaluar këtë gjëndje, shpejt do I përgjigjeshin arsyetimit tonë: nuk kemi të dhëna, duhet bërë vlerësime. Në fakt tani secili duhet të bindë vehten se është koha për veprim. Federata kombetare eshte  krejt e bindur, që I vetmi resurs kritik që I duhet popullit është ai vetë. Ne vetvehtja e secilit, nëse e organizojmë mendimin tonë, nëse marrim një vendim për të gjetur në mënyrë urgjente zgjidhjen, si komb dijet I kemi te mjaftueshme për ta gjetur atë. Dhe për më tepër, nëse e shpëtojmë tokën tonë nga kjo katastrofe ekologjike, I kemi shërbyer mbijetesës sonë e gjeneratave  që na vijnë pas.

Të luftosh me vehten tënde të jesh militant politik, e të verbohesh prej atij militantizmi  përballë kësaj katastrofe, është realisht marrëzi. Ekspertë e dijetarë të mjedisit, natyres, medias, librave që jane shërbyes civile e nuk u tregojnë taksa paguesve te tyre  se sa pjesë e vendit digjet, përmbytet, gërmohet e betonizohet, se sa pyll e  tokë humbet, nga frika se I mbetet hatri qeverisë, duket se janë prodhuar e punësuar me bollëk. Imagjino një vend krejt I vogël si yni, ku inteligjenca arriti të japë një kontribut realisht rilindës, para nje shekulli,  duke u organizuar në Ballkan, Europe e Amerikë, duke e vënë interesin e kombit, mbi shpërblimet që I ofronte perandoria.  Inteligjenca e pas luftës dytë botërore e deri më sot, shpesh ka rënë në kurthin e politkës së ditës duke u shëndrruar  edhe në një instrument partizan, duke I shërbyer manipulimeve po aq sa dijes e zhvillimit.

Hapja e vendit pas viteve 1990, ishte një shpresë e hapjes së portave të mendimit e kooperimit perëndimor, por presioni e ndjellja e pushtetit me të gjitha mjetet shpesh e ka mpire  guximin, duke e synuar  militantizmin si burim ofiqesh e të ardhurash ekonomike. Se sa ka evoluar inteligjenca mjafton nje indicator tepër I thjeshtë, si e gjykon dhe sa kontribuon ne formulimin e politikave, legjislacionit, kerkimit shkencor e dijes që së bashku kanë rezultuar në gjëndjen aktuale dhe trendet  ku po e cojme natyrën shqiptare. Mbetet enigmë se  nga vjen kjo heshtje, kontribut per politika te gabuara  apo  moskundërshtimi I politikave e vendimeve të gabuara të marra si nga ligjvënësit apo qeverisësit të cilët edhe ato vete normalisht do duhej të ishin të shkolluar e të kuptonin dëmin që shkaktojnë.

Si perfaqesuse e përdoruesve te pyjeve shqiptare, Federata ka bindjen se  situata në të cilën janë aktualisht pyjet, I ka bërë të ndjeshëm jo vetëm banorët e zonave rurale, por cdo banor që kontakton nga media apo e sheh me sytë e tij situatën. Kjo gërryerje e jetës së maleve në të gjitha kuptimet është koha të vendose politike bërësit  para dilemës: ta lemë të shkatërohet pa rikthim, duke u pakësuar hapësiren e jetës gjeneratave të ardhëshme, apo të gjithë së bashku ti kërkojmë e ti gjejmë shtigjet për të rikthyer jetën në malet tona!!!!!

Shqipëria bëri gabime të rënda në ndarjen e tokës bujqësore, dy herë më e pakët krahasuar me tokën pyjore. Është koha kritike që të hartohet strategjia e ndarjes së tokës pyjore. Pasi strategjia të hartohet, ajo hidhet në diskutim popullor dhe nëpërmjet një referendum popullor, vetë populli vendos për pronësine e ardhëshme të pyjeve. Fati I aseteve publike njihet pothuaj ng ate gjithe. Ata lihen te shkatërrohen e me pas privatizohen, kur Qeveria e ka borxh qe te organizoje nje referendum mbare kombetar, ku shqiptaret te pozicionohen se cila duhet te jete forma e ardheshme e pronesise se kesaj pasurie qe ju ka lene te paret, duke bere perpjekje maksimale qe te korrektohen gabimet qe u bene ne ndarjen e tokes bujqesore

Si informacioni, humanizmi, shkenca apo mirekuptimi shoqëror, janë ashtu si e gjithë jeta jonë në një tranzicion të lodhshëm. Të parët tonë I patën malet si strehë ashtu edhe burim ushqimi, e bashkë me ta, arritën të mbijetonin, e të na e silllnin deri në kohët e quajtura modern këtë pasuri. Ata e përdorën pyllin, si strehë, burim ushqimi, burim ngrohje e ndricimi. Në ato rrethana mësuan, e na I lanë trashëgim emërtimin e sendeve e fenomeneve, më pas I kategorizuan si dhe u gjetën funksionin e përdorimin, cka e ndanë me njeri tjetrin si me gojëdhëna ashtu edhe me rregulla të vendit apo kanune.

Shkollimi klasik erdhi vonë në shoqërinë tonë. Të etur për dije, shumë gjëra u imponuan në nxitim, dhe shumë nga dijet që populli I kishtë përftuar në bashkëjetesn pikërisht me natyrën tonë të brishtë, trashëgimia më e madhe që na lanë të parët sikur të ishim të nëmur, u injoruan, aq sa edhe publikisht u shpall luftë  kundër  mendimeve apo sjelljeve të vjetra e prapanike.

Ne shkatërruam pyjet, I vetmi sistem që natyra e ka pajisur me një vecori, që I mungon si bujqesisë ashtu edhe të gjithë sistemeve të tjera që kontribuojnë për njerëzimin, pylli e siguron ushqimin dhe energjinë e tij, Brenda për brenda sistemit, duke I mundesuar dhurata të pafundme qënieve të tjera. Të gjitha sistemet e tjera mvaren nga energji të importuara, të cilat janë të parinovueshme, dhe shkaktojnë ndotje të planetit e rrezikim te jetës.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.