Është koha të dëgjojmë këmbanat.
Reflektime nga federate kombëtare e pyjeve dhe kullotave komunale
Federata shqiptare e pyjeve dhe kullotave komunale, ka vite qe e ngren shqetesimin e shkaterrimit te pyllit shqiptar duke iu drejtuar me rezoluta nivelit me te larte te drejtimit te shtetit. Një zë vzhdimisht I humbur ne shkretirën e shurdherisë së politikanëve, që në 30 vitet e pas komunizmit nuk arriten qoftë ti japin vendit një ligj për pyllin shqiptar
Kush ka sy e veshë, kush gjykon për mjedisin ku lind e jeton, lëviz e sheh nëpër Shqipërinë tonë të vogël, apo thjeshtë informohet sadopak nga media, e ka bindjen që mbulesa e gjelber e tokës tonë është dobësuar e pakësuar së tepërmi qoftë nga prerja, zjarret, kullotja, gërmimet e gërryerjet. Një klasë politike nëse do ishte normale duhet të reagonte. Pas vitit 2000 taksa paguesit shqiptar mbajne si pjese te qeverisjes edhe nje Ministri qe monitorin e kujdeset per mjedisin shqiptar, e kjo Ministri qe eshte parë komode qe tju dhurohet partive te vogla me te cilat ndahet qeverisja , ka meritën e moiskallzimit të situatës ku është katandisur pylli e mjedisi shqiptar. Nese do funksiononte qofte edhe minimalisht duhej tju tregonte taksaoaguesve e opinionit shqiptar që pakësimi I bimësisë ne male e kodra, është rrezik për atdheun e jetën tonë, djepin që na ka lindur e na mban të gjallë. Nëse i bëhet krahasim gjëndjes dhe ecurise së mbulesës pyjore, nuk është e vështirë të konkludohet që në 30 vitet e fundit, dëmet kanë qenë më të mëdha se sa në disa nga shekujt, që kur disponohen materiale e dëshmi të shkruara e trashëguara. Realiteti është I hidhur, po të mendosh që shoqëria jonë pretendon se është në progress e aq me tepër po realizon kritere për tu bërë e pranueshme nga bashkësia europiane.
Ne shkatërruam pyjet, I vetmi sistem që natyra e ka pajisur me një vecori, që i mungon si bujqesisë ashtu edhe të gjithë sistemeve të tjera që kontribuojnë për njerëzimin, pylli e siguron ushqimin dhe energjinë e tij, brenda për brenda sistemit, duke I mundesuar dhurata të pafundme qënieve të tjera. Të gjitha sistemet e tjera mvaren nga energji të importuara, të cilat janë të parinovueshme, dhe shkaktojnë ndotje të planetit e rrezikim te jetës.
Praktikisht duket sikur nuk dijmë të shohim mendojmë e tregojmë. Të trishton paaftësia e politikaneve por edhe mediave tona për të reaguar, kur është cënuar djepi i jetës dhe e ardhmja e saj, në një atdhe me male pa bimë e dalëngadalë pa tokë. Jetojmë një kohë që e ka sfiduar tokën, duke e rrezikuar deri në ekstrem zhdukjen pa rikthim të saj në shumë pjesë të vendit, për shkak të budallallëkut tonë, si dhe mungesën e përgjegjësisë personale të cdo individi të shoqërisë, karshi jetës për të sotmen e të nesërmen e shqiptarëve. Nëse shkatërrimi I pyjeve e bimësisë së maleve do të vinte për faktorë që janë jashtë kontrollit tonë, së paku secili nga ne do të ishte krenar dhe I qetë në ndërgjegjen e tij, por është fakt se shkatërrimi vjen vetëm veprimi I gabuar e I verbër I pjesës politike bërëse e politike zbatuese dhe nga mosveprimi I pjeses së sunduar të shoqërisë tonë, e ky realitet monstruoz e vendos gjeneratën e inteligjences aktuale të vendit tonë në një situatë të vështirë morale.
Katastrofa ekologjike është ulur këmbëkryq në malet e kodrat tona, e shokon kedo qe sado pak mendon, e në fakt duhet ta trembë realisht gjeneratën që e jetoi, ndoshta padashje kontribuoi qe te arrihej ne kete stad e nuk arriti ta ndalojë te keqen. Cfarë ka ndodhur, nuk mund të cbëhet. Kapërcimet që bëhen shpesh nga ata që shoqëria jonë I paguan për ta parandaluar këtë gjëndje, shpejt do I përgjigjeshin arsyetimit tonë: nuk kemi të dhëna, duhet bërë vlerësime. Në fakt tani secili duhet të bindë vehten se është koha për veprim. Federata kombetare eshte krejt e bindur, që I vetmi resurs kritik që I duhet popullit është ai vetë. Ne vetvehtja e secilit, nëse e organizojmë mendimin tonë, nëse marrim një vendim për të gjetur në mënyrë urgjente zgjidhjen, si komb dijet I kemi te mjaftueshme për ta gjetur atë. Dhe për më tepër, nëse e shpëtojmë tokën tonë nga kjo katastrofe ekologjike, I kemi shërbyer mbijetesës sonë e gjeneratave që na vijnë pas.
Të luftosh me vehten tënde të jesh militant politik, e të verbohesh prej atij militantizmi përballë kësaj katastrofe, është realisht marrëzi. Ekspertë e dijetarë të mjedisit, natyres, medias, librave që jane shërbyes civile e nuk u tregojnë taksa paguesve te tyre se sa pjesë e vendit digjet, përmbytet, gërmohet e betonizohet, se sa pyll e tokë humbet, nga frika se I mbetet hatri qeverisë, duket se janë prodhuar e punësuar me bollëk. Imagjino një vend krejt I vogël si yni, ku inteligjenca arriti të japë një kontribut realisht rilindës, para nje shekulli, duke u organizuar në Ballkan, Europe e Amerikë, duke e vënë interesin e kombit, mbi shpërblimet që I ofronte perandoria. Inteligjenca e pas luftës dytë botërore e deri më sot, shpesh ka rënë në kurthin e politkës së ditës duke u shëndrruar edhe në një instrument partizan, duke I shërbyer manipulimeve po aq sa dijes e zhvillimit.
Hapja e vendit pas viteve 1990, ishte një shpresë e hapjes së portave të mendimit e kooperimit perëndimor, por presioni e ndjellja e pushtetit me të gjitha mjetet shpesh e ka mpire guximin, duke e synuar militantizmin si burim ofiqesh e të ardhurash ekonomike. Se sa ka evoluar inteligjenca mjafton nje indicator tepër I thjeshtë, si e gjykon dhe sa kontribuon ne formulimin e politikave, legjislacionit, kerkimit shkencor e dijes që së bashku kanë rezultuar në gjëndjen aktuale dhe trendet ku po e cojme natyrën shqiptare. Mbetet enigmë se nga vjen kjo heshtje, kontribut per politika te gabuara apo moskundërshtimi I politikave e vendimeve të gabuara të marra si nga ligjvënësit apo qeverisësit të cilët edhe ato vete normalisht do duhej të ishin të shkolluar e të kuptonin dëmin që shkaktojnë.
Si perfaqesuse e përdoruesve te pyjeve shqiptare, Federata ka bindjen se situata në të cilën janë aktualisht pyjet, I ka bërë të ndjeshëm jo vetëm banorët e zonave rurale, por cdo banor që kontakton nga media apo e sheh me sytë e tij situatën. Kjo gërryerje e jetës së maleve në të gjitha kuptimet është koha të vendose politike bërësit para dilemës: ta lemë të shkatërohet pa rikthim, duke u pakësuar hapësiren e jetës gjeneratave të ardhëshme, apo të gjithë së bashku ti kërkojmë e ti gjejmë shtigjet për të rikthyer jetën në malet tona!!!!!
Shqipëria bëri gabime të rënda në ndarjen e tokës bujqësore, dy herë më e pakët krahasuar me tokën pyjore. Është koha kritike që të hartohet strategjia e ndarjes së tokës pyjore. Pasi strategjia të hartohet, ajo hidhet në diskutim popullor dhe nëpërmjet një referendum popullor, vetë populli vendos për pronësine e ardhëshme të pyjeve. Fati I aseteve publike njihet pothuaj ng ate gjithe. Ata lihen te shkatërrohen e me pas privatizohen, kur Qeveria e ka borxh qe te organizoje nje referendum mbare kombetar, ku shqiptaret te pozicionohen se cila duhet te jete forma e ardheshme e pronesise se kesaj pasurie qe ju ka lene te paret, duke bere perpjekje maksimale qe te korrektohen gabimet qe u bene ne ndarjen e tokes bujqesore
Si informacioni, humanizmi, shkenca apo mirekuptimi shoqëror, janë ashtu si e gjithë jeta jonë në një tranzicion të lodhshëm. Të parët tonë I patën malet si strehë ashtu edhe burim ushqimi, e bashkë me ta, arritën të mbijetonin, e të na e silllnin deri në kohët e quajtura modern këtë pasuri. Ata e përdorën pyllin, si strehë, burim ushqimi, burim ngrohje e ndricimi. Në ato rrethana mësuan, e na I lanë trashëgim emërtimin e sendeve e fenomeneve, më pas I kategorizuan si dhe u gjetën funksionin e përdorimin, cka e ndanë me njeri tjetrin si me gojëdhëna ashtu edhe me rregulla të vendit apo kanune.
Shkollimi klasik erdhi vonë në shoqërinë tonë. Të etur për dije, shumë gjëra u imponuan në nxitim, dhe shumë nga dijet që populli I kishtë përftuar në bashkëjetesn pikërisht me natyrën tonë të brishtë, trashëgimia më e madhe që na lanë të parët sikur të ishim të nëmur, u injoruan, aq sa edhe publikisht u shpall luftë kundër mendimeve apo sjelljeve të vjetra e prapanike.
Ne shkatërruam pyjet, I vetmi sistem që natyra e ka pajisur me një vecori, që I mungon si bujqesisë ashtu edhe të gjithë sistemeve të tjera që kontribuojnë për njerëzimin, pylli e siguron ushqimin dhe energjinë e tij, Brenda për brenda sistemit, duke I mundesuar dhurata të pafundme qënieve të tjera. Të gjitha sistemet e tjera mvaren nga energji të importuara, të cilat janë të parinovueshme, dhe shkaktojnë ndotje të planetit e rrezikim te jetës.