Seti Pezaku Vladi

VËLLAIT
Kur marsi pikturoi në të gjelbër
e gjethi sythoi mbi pemë,
loti më përloti,
zemra gjoksin më grushtoi.
Ike
si një perëndim në muzg,
u ngrite në perandorinë e qiellit,
u bëre erë pranvere
derdhur mbi grimin e stinës.
Mbete
mall në dy rreze dielli,
dhimbje në pragun e derës
që thërret:
Vëlla!
@seti pezaku vladi
30/04/2021
“”””””””””””””
PASTEL*
(Nga libri “Ishull emocionesh”).
Hijet mbyllën ngadalë dyert e natës.
Vetëtima thyhet në kurriz të qiellit,
plasarit porcelanin e vetmisë
në tehun e heshtjes që flet
me kthinat e zemrës
që rri varur në zverk të natës.
Sirena e shiut
kumboi me padurimin e pritjes
për të shijuar me majë gjuhe
grimin e pranverës.
Një bulkth
më ngjirej refren nëpër zë.
Bashkoj ëndrrën
me cicërimën e bulkthit.
Agu
që po vjen,
troket në portën e malit,
shtriq krahët e valëve mbi det,
më ndez shporta dëshirash
trazuar
me mallin e zërit tënd
që nis ditën e re.
@seti pezaku vladi
“”””””””””””””””””””
Një ditë, Sokrati, filozofi i madh, takoi një të njohur,
i cili rendi drejt tij i ngazëllyer dhe i tha:May be an image of 2 njerëz
– Sokrat, a e di se çfarë dëgjova për njerin prej studentëve të tu?
– Prit, prit pak, – u përgjigj Sokrati.
– Para se të ma thuash, dua të bëj një test të vogël.
Quhet testi tresh.
– Testi tresh?
– E saktë,- vazhdoi Sokrati.
– Para se të më flasësh për studentin tim, le të testojmë për një moment se çfarë do të më thuash.
Testi i parë është e “vërteta”.
A je absolutisht i sigurtë se ajo që do të më thuash është e vërtetë?
– Jo, – u përgjigj i njohuri,- në fakt sapo e dëgjova.
– Dakord,- tha Sokrati.
– Pra, ti nuk e di nëse është e vërtetë apo jo.
Tani provojmë testin e dytë, testin e mirësisë.
A është diçka e mirë ajo që do të më thuash për studentin tim?
– Jo, përkundrazi…
– Atëherë,- vazhdoi Sokrati,- ti do të më thuash diçka
të keqe për të, edhe pse nuk je i sigurtë që është e vërtetë? I njohuri ngriti supet, pakëz i zënë në siklet.
Sokrati vazhdoi:
– Ke ende një shanc për të kaluar, sepse ka një test të tretë, filtri i dobësisë. A do të jetë e dobishme për mua
ajo që do të më thuash për studentin tim?
– Jo, në fakt jo!
– Atëherë,- e mbylli Sokrati, – nëse ajo që do të më thuash nuk është as e vërtetë, as e mirë, as e dobishme, pse duhet të ma thuash?
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.