Një ditë, Sokrati, filozofi i madh, takoi një të njohur,
i cili rendi drejt tij i ngazëllyer dhe i tha:

– Sokrat, a e di se çfarë dëgjova për njerin prej studentëve të tu?
– Prit, prit pak, – u përgjigj Sokrati.
– Para se të ma thuash, dua të bëj një test të vogël.
Quhet testi tresh.
– Testi tresh?
– E saktë,- vazhdoi Sokrati.
– Para se të më flasësh për studentin tim, le të testojmë për një moment se çfarë do të më thuash.
Testi i parë është e “vërteta”.
A je absolutisht i sigurtë se ajo që do të më thuash është e vërtetë?
– Jo, – u përgjigj i njohuri,- në fakt sapo e dëgjova.
– Dakord,- tha Sokrati.
– Pra, ti nuk e di nëse është e vërtetë apo jo.
Tani provojmë testin e dytë, testin e mirësisë.
A është diçka e mirë ajo që do të më thuash për studentin tim?
– Jo, përkundrazi…
– Atëherë,- vazhdoi Sokrati,- ti do të më thuash diçka
të keqe për të, edhe pse nuk je i sigurtë që është e vërtetë? I njohuri ngriti supet, pakëz i zënë në siklet.
Sokrati vazhdoi:
– Ke ende një shanc për të kaluar, sepse ka një test të tretë, filtri i dobësisë. A do të jetë e dobishme për mua
ajo që do të më thuash për studentin tim?
– Jo, në fakt jo!
– Atëherë,- e mbylli Sokrati, – nëse ajo që do të më thuash nuk është as e vërtetë, as e mirë, as e dobishme, pse duhet të ma thuash?