O tokë, që më rrite!
që në rrënjët tua gurgullon
uji i pastër i lumit Kir dhe Drin;
që mban një erë të veçantë,
që më përkund me shushurimën
që për veshin tim arrin, si muzikë…
që e ndjej akoma sot dhe pse jam larg.
Toka ime,
Që prej damarëve e tu të nxehtë
Buron njëlloj dashurie e paparë;
mbështjellun me aromën tënde
ti, të ndjell ndjenjën e krenarisë
që jam bija e yte…
Toka ime!
Ne, të shpërndarë në cepat e botës
mbajmë në dorë shtërnguar
një grusht dhe të sjellur nga larg…
me brengën në shpirt
ikëm…për mos tu kthyer
ndoshta më, kurrë…
por, me dëshirën e madhe
të të shohim mirë
ty trualli im,
vendi i ëndrrave të mija pa moshë
ty, Shkodra ime.
“”””””””””””””””””””
Publikoi F.M
Sa e trishte e aq madheshtore…..kjo poezi e….
Si nuk po vyshken lulet e mundimit,
si s’po mbaron kjo natë e brengës sonë
o mike e dhëmshur, vallë gjithëmonë
do jemi fli e lotit, e trishtimit?
Atje ku ankthi vret me pa mëshirë,
atje ku shpresa zhduket sa po vjen
e pikëllimi zemrën nis e bren,
ne endemi të dy – me sy të ngrirë,
e këta sy vështrojnë rreth e rreth,
por vesa s’ndrin e ëmbël përmbi gjeth
e paqja shpirtin krejt e ka harruar..