Çano Nora

ULLIRI
Një ulli i thyer tek një mur,
Më ngjan si varg i lënë përgjysmë.
Si një dashuri që dashuri s’u quajt kurrë,
Veç dy zemra la me krismë.
S’e shohin ullirin me tallje,
Ullirin më të mirë në botë.
Që s’do bëjë më kokrra është keqardhje,
Si dy buzë që kurrë s’u puthën dot.
“”””””””””””””””””
VETËM NJOHJA S’KA NDRYSHUAR
Sa shumë e kam pritur atë orë,
Kur nxitove dhe pranë m’u ule.
Unë me ca vjersha të moshës në dorë,
Dhe ti thjesht me ca lule.
Dhe tani asgjë s’më kujton ky vënd.
Asgjë,asgjë s’më mban zgjuar.
Me sa mundohem e sjell ndërmënd,
Veçse njohja s’ka ndryshuar.
“”””””””””””””””””””
Fabula:DHELPËRA DHE PULAT
Dhelpra i qetësoi pulat një ditë,
Dhe i bindi ato
se prej tyre të mos kishin më frikë.
Se do të hiqnin dhëmbë e kthetra.
Sa dëgjuan,menjëherë u shprehën ca pula të vjetra:
– Tani s’trëmbemi më nga ju,por nga njera – tjetra.
ERA DHE MOLLËT
Tha era:- Erdha me këngë e me ritëm,
Por mollët s’më duartrokitën.
U hodhën mollët hop e hop:
– Ç’të të duam ty moj erë,
Sa herë vjen na hedh në tokë.
LEPURI DHE BRESHKA
Lepuri e ftoi breshkën karshi,
Se kush do shquhej për shpejtësi.
Dhe ai u shpreh menjëherë:
– Sa të arrish ti gjer në fund,
Unë kam vajtur njëqind herë.
Nga nxitimi lepuri u rrëzua,diçka theu,
Dhe breshka nga afër fitoren ndjeu.
GJILPËRA DHE PERI
Thosh gjilpëra tërë gaz:
– Sa herë qep ti vjen nga pas.
Por perit s’ju durua:
– Zotrote do hapje vetëm vrima
po të mos më kishe mua.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.