“DUHET TË KEMI KUJDES NGA ZEMËRIMET E DEMONËVE!ˮ
Letër e hapur Ministrisë së Brendëshme, Policisë së Drenicës dhe Administratotorit të facebookut, nëse nuk jeni sekret apo lozhë sekrete…
Gjakovë, 6 maj 2021
Nga Drenicaku BO EK?
“Afrin Caka deshporohesh me ta plotësu deshirën.
Bon vaki që ta plotësoj një ditë nuk e kam problem ska kurgja me mshefë veten. E kam fb tim personal te bllokum për momentin. Veç meso me shkruajt shqip buuuur. Për nja 25 ditë qelët kysmet”.
• • • •
Ku je poeti romantikë si Bajroni. I veshur me veladonin “fetar radikal”… Po të presë o shpirti i trazuar i “Drenicvës”.

Në mbrëmjen e 31 prillit “udbashi i Serbisë dhe shoku i Hashimit” ka dyllosur profilin tim, nga çasti në çast mbërriti kërcënimi i tij tek unë, i përkulur mbi facebook arrita të shihja vezullimin e zjarrit dhe shtëllungat e një talebaniqë mbuloi profilin tim të pastër dhe ujëzuar. Një minut më pas harmonia e fjalorit të tij niste të prishej e radikalizohej, shkronjat ngriheshin, epitetet përmblidheshin gjithë morinë shtazarake “Boshko Buha jau ka lën emrin juve mirë shoku im, Presidenti Hashim Thaçi”, duke u nisur nga ai Boshko Buha e për të përfunduar në vrasje.
O shpellar, po të pres…
“Një Kërcënues xhuxhimaxhuxh nga Drenica me dy profile të huaja në facebook, pasi personi me emer (BO EK dhe Francuz Kla) që e ka deklaruar këtë gjë në facebook (shih foton)?ˮ.
Të metat e radhitura më sipër në facebook flasin edhe për dobësinë e facebookut dhe policisë, i cili në rastin e dhënë duhet që të kishte qenë më rigoroz në detyrat e vëna për këtë problem. Ky tip nuk është real, prandaj dalin tipa jo shqiptar me foto të kryekriminelit Sllobodan Millosheviqit në profilin tij.
“EU Drenicë EUˮ
Kjo gjë as që mund që mund të mendohej. Dhe ky kërcënim vjen (ndonëse publikisht), nga një kërcënues “shqiptar fetarˮ, i cili thotë gjithashtu se:
“Unë jam drenicak!ˮ
Zonja dhe zotërinj, nuk është gjithmonë e lehtë të shkruaj apo të thuash të vërtetën, sidomos për dikë që të tregohet si kërcënues pa identitetë; kështu sot jam i detyruar të shkruaj një letër të për kërcënimet që bëri me komentin e tij në shkrimin tim. Nëse me lejohet të përgjithësoj, gjë që është e pashmangëshme në një komentë kaq të ngjeshur, do të doja të formuloja atë që kamë parë deri më tani si vijon:
“Kërcënuesit tanë histerikë pa identitetë vuajnë nga reminishencat të cilat janë mbetje dhe simbole nemike të ekspriencave të caktuara kriminale!?ˮ
Çështje tjetër do të ishte, nëse demonët ose demoni do të ekzistonin vërtet në „Drenicë“. Por ne e dimë se, ashtu si hyjnitë, ato janë krijesa të mendjes njerëzore: ato ishin bërë prej diçkaje dhe të dalë prej dokrrave fetare. Përse “tabutë e tilla ekzistojnë ende midis nesh në Drenicë e mbarë Dardanisëˮ.
Tabuja në origjinën e tij nuk është gjë tjetër, veçse frika e objektiviziuar e “dokrrave fetareˮ, i cili besohet të flejë brenda objektit të kthyer në kërcënim.
Tema që po shkruaj nuk është e re. Shkaku i këtij shkrimi ka qenë ulërima e komentit të “një drenicaku” mjeran që mbanë datën 31 prill 2021 me refrenin e kukamës së një kukuvajke nga degët e thara merrë trajtën e tij. Shkruan nga Drenica e afërt në prill të këtij viti, por trajta e tij ishte me fjalët (Bon vaki që ta plotësoj një ditë nuk e kam problem ska kurgja me mshefë veten. Veç meso me shkruajt shqip buuuur.
Në fillim reagimi tij mu dukë si një kërcnim alienësh, por jo ky ishte shqiptar? E megjithatë ky reagim i tij ishte enigmatik. U shfaq si një imazh i ri! Nëse nuk përfillen kërcnimet e tij, në fund vihen kafshimet tinzare të këtij bufi. Përherë të parë pas luftës e ndiheja vetën të “rrezikuar” në vendin tim nga një bufë nate! Qenka vështirë të jetosh në kohën e “BO EK“ e çakejve të tjerë, kur fjalët atdhe, liri, dashuri humbin kuptimin e vet dhe shndërrohen në fjalë paçavra nga maskarenjtë me lëkur të trashë, që kur s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit…
Natyra ka dashur që njeriu të nxjerrë tërësisht nga vetvetja gjithçka që kapërcen përtej organizmit mekanik të jetës së tij talebane, dhe të mos përjetojë asnjë lumturim apo përsosmëri tjetër, përveç atyre mjeteve që i fiton vetë nëpërmjet jo arsyes së tij i çliruar nga instiktet e kërcënimit. Pikërisht natyra nuk bën asgjë kot dhe nuk është dorëlëshuar në përdorimin e dhunës apo mjeteve kërcënuese për të arritur qëllimet e tij.
Nuk është ndonjë gjë për t’u habitur, se u ndie e nevojshme që të izoloheshin persona kaq të rrezikshë si gjak-prishurit dhe kërcënuesitë nga pjesa tjetër e popullatës – të ndërtohej një barrierë që do t’i bënte ata të paarritshëm për ta damtuar çështjen kombëtare.