20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Kushe edhte “ERVINA TOPTANI”?

 

May be an image of 1 person dhe duke buzëqeshur

Ervina Toptani, lindur ne Tirane ne 9.11.1981.
Studimet e shkolles se mesme i kam kryer prane shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja “Asim Vokshi” Tirane, nga viti 1196-2000.
Kam kryer fakultetin e Gjuheve te Huaja prane Universitetit te Tiranes, gjuha angleze, dega: perkthim – interpretim, mbaruar me mesatare 9.8.
Kam kryer kursin nje vjecar per diplomaci e marrdhenie nderkombetare, prane Akademise Diplomatike ne Tirane, themeluar nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti, viti 2005.
Kam kryer Masterin Shkencor 2 vjecar per Siguri Kombetare prane Akademise Ushtarake “Spiro Moisiu” ne Tirane, viti 2011-2013. Perfunduar me A+, Teza finale e Masterit “Krimi ne Ballkan”, vleresuar me A+.
Ne vitin 2014, bashkeshorti emerohet ne detyren e Keshilltarit te Sigurise per Politikat e Mbrojtjes, ne misionin e perhershem diplomatik ne NATO, Bruksel, Belgjike. Atje kam punuar si Asistente e Ambasadorit shqiptar ne NATO. (viti 2014-2017)
Ne vitin 2018 jam shperngulur ne Austri ku vazhdoj studimet e doktoratures per Siguri Nderkombetare.
Kam punuar si pedagoge e jashtme e gjuhes angleze per 8 vite, prane Universitetit te Tiranes, ne disa fakultete si: Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Mjeksi e Pergjithshme, Juridik, Filozofi-Sociologji. Kam dhene gjithashtu mesim te gjuhes angleze ne disa shkolla te mesme private ne Tirane e qendra gjuhesh te huaja.
prej vitit 2009 deri ne vitin 2014 (deri diten e marrjes se detyres diplomatike ne NATO), kam punuar si asistente, perkthyese e interprete dhe keshilltare prane Zyres Ndihmese (Keshilltareve) te Drejtorit te Drejtorise se Policise se Shtetit te Shqiperise.
Kam botuar disa artikuj e analiza ne gazeta te ndryshme ne Shqiperi e jashte saj u do te vecoja artikujt e botuar ne revisten e policise se Italise me titull “Krimi ne Ballkan (ne 4 numra rradhazi te saj).
Kam botuar 2 libra me tematike te ndrzshme nga njeri tjetri, i pari “Esad Toptani dhe shqiptaret ne veshtrimin europian” botuar nga shtepia botuese “Dituaria”, Tirane 2017 dhe libri i dyte me titull “Mafia ne familje time” botuar nga e njejta shtepi botuese, ne vitin 2020.
Njohese shume e mire e 4 gjuheve te huaja (te gjitha te mbrojtura ne Universitet).
E martuar, nene e 2 femijeve.
E apasionuar pas filozofise, letersise e historise.
May be an image of 1 person“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Mesimet qe kurre s’i mesuam….
Pllakosi murtaja me plage te medha
Hengri gjithe ç’gjeti, femije e gra,
Pleqte edhe burrat i fshiu nga nje
Mbeten vetem hienat pa emer pa ze
Por hiena nje dite mori guxim e u ngrit
Mbi kolltuke e jasteke mendafshi u vertit
Pasi ish nginjur mire me gjak shqiptari
Filloi te mbaje ligjerata prej te marri
Duhet ta besonin njerezia e re
Se sot ai nuk eshte ai qe ishte dje,
Se sot hien’ e vjeter ishte qetesuar
Gjak me nuk do pinte si dikur terbuar
E verteta lidhur kembesh me zinxhir
Denuar me vdekje, sakatuar e nxire,
Qe te heshte pergjithnje groposur ne dhè
Nje popull te tere ta lene pa atdhe
Dikur pinin gjak e vrisnin mencurine
Sot kane ndryshuar, tjeter taktike
Vlerat kane serdisur pertej mal e det
Vete shiten, vjedhin ende marrin jete
Nuk mbaron kurre qerthull i mallkuar
Sa shume paskan qene keta qen te terbuar
Qe shtohen cdo dite si krimbat mbi kerma
E bene Shqiperine si moçal me gjemba
Kur vrane trimerine ne male dikur
Kishin vrare shpirtin shpalos mbi flamur
I harruam varret e heronjve ndritur
Perqafuam draperin e cekanin ngritur
Si perfundove keshtu e mjera Shqiperi
Si grua pa burre si nene pa femi
Sa shpejt te shiten te falen e dhunuan
Sa shpirt paske pasur sa shume ke duruar
Pret ende e gjora me syte nga perendimi
se mos dikush kujtohet te sjelle agimin
se mbete ne erresire prej motesh te gjata
po prej andej te erdhi murtaja e lengata
Ti sollen dhurate nga Parisi e Londra
ty te perdori Beogradi e Moska
Europa rrinte e bente sehir
e shihte si vdiste kjo nene e mire
Dhe sot perseri keta qe te drejtojne
nga Athina e Beogradi paguhen njesoj
dhe ti e dashur mbytur ne trishtim
pret nga keta te shohesh shpetim
Se kjo murtaja jone qe kurre nuk mbaron
eshte cmimi qe paguajme cdo dite qe kalon
se vrame me te miret e lame ne fuqi,
po ata tradhetare qe te vrane dhe ty
Nga varret pa emra qe ende pikojne gjak
nuk deshem te nxjerrim te verteten nga pak
ta shohim ne sy e te qajme me te
kemi vdekur te gjithe, s’ka mbet me asnje.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Identiteti i humbur ….. vdekja e nje qytetërimi…

Te kesh fatin të jetosh në një qytet të paktën 10.000 vjecar të vjetër, që nga epoka paleolitike e ndoshta edhe përtej saj. Kalatë e shumta, toponimet ilire, shpellat që shërbenin si vendbanime ne kohet e lashta, historia e shkruar… të paktën ajo që gjendet nëpër arkivat e kryeqyteteve më të rëndësishme të botës…. dëshmojnë se qytetërimi shekull pas shekulli e gjeti Tiranen aty, aty ku ajo është ende sot… por vetëm me të sotmet e saj të sajuar e jo të dokumentuar.
Qytetet formohen si pasojë e shprehjes së kushteve shpirtërore, materiale, shoqërore e politike dhe banorët e një qyteti me vecoritë e tyre, traditat, kulturën, artin e mënyrën origjinale të jetesës i japin qytetit origjinalitetin e tij, i pangatërrueshëm dhe unik në llojin e tij. Qytetet reflektojnë më së shumti vlerat dhe kulturën e banorëve të tyre në mënyra të ndryshme.
Kjo ndodhi dhe me Tiranën tonë, të paktën kështu mendoj se duhet të ketë ndodhur sa kohë vërtetësinë e lashtësisë së saj e gjejmë në arkivat më të vjetra e të rëndësishme të botës, aty ku ruhet identiteti qytetar i popujve më të vjetër, ku padyshim ne jemi një ndër ta.
Por ta kuptosh e ta materializosh identitetin e qytetit tënd i cili të jep atë shpirtin e brendshëm që nuk vdes kurrë duhet të kesh dicka më shumë sesa një perceptim mendor të tij. Nuk dua të bëj shkencë e të arsyetoj se identiteti është dicka që duhet shpjeguar e që njëkohësisht ka një forcë të madhe shpjeguese në vetvete sa kohë ka dy baza mbi të cilën ai shpjegohet qartë: atë shoqërore dhe atë personale. Kategoria shoqërore e identitetit për mua është shumë e lidhur me kategorinë perosnale të tij, atë pjesë që secilin nga ne e bën krenar si pjesë e një grupi të përbashkët shoqëror e që pak a shumë mbetet dicka e pandryshuar në kohë. Por identiteti ka një mishërim të dyanshëm të mrekullueshëm duke iu referuar njëkohësisht kategorisë shoqërore dhe burimit të dinjitetit dhe respektit të vetë individit.
Që të jetë më e prekshme ajo që ndjejmë e që e themi rëndom me termin identitet duhet të ekzistojë një lidhje me një prej simboleve të qytetit tënd në mënyrën më të thjeshtë të mundur, psh cesmat e dikurshme nga ku buronte uji i ftohtë e që nuk ngopeshe duke pirë e që ishin me shumicë nëpër qytet e në cdo oborr të shtëpive përdhese tiranase. Tirana, qyteti ku askush nuk mbeti kurrë I etur! Identiteti ynë sot i përngjan më shumë një enigma sesa një koncepti të materializuar, të qëndrueshëm e jo abstrakt. Sot po vdes të shoh një cesëm që ta ndjej atë identitetin për të cilin rrekemi kaq shumë të impenjohemi vec e vec po asnjëherë të gjithë bashkë!
Ne e modernizuam Tiranën, e bëmë atë `metropol`, me ndërtime ku të mundim e si të mundnim, me lokale, pub-e, kazino etj (nuk jam aspak kundër modernizimit, nuk dua të keqkuptohem) dhe nuk ruajtëm një cesëm të vetme, sa për të kujtuar se udhëtarëve që vijnë nga rrugë të largëta i duhet zgjatur një gotë uji e ftohtë me dorë në zemër për t`i thënë `mirëse vjen mik`! Ne shpejtuam të zëvendësojmë `të vjetrën` me të renë moderne dhe padashur ….. sepse nuk na e kishin shpjeguar kurrë në kohën e komunizmit … ne humbëm shpirtin, identitetin, kujtimet e brezave që nuk do t`i gjejmë dot më sikur në Hënë të shkojmë t`i kërkojmë, nuk kthehen më…
Kujt ia falëm Tiranën dhe bashkë me të një pjesë të identitetit tonë si shoqëri, me dëshirën apo padëshirën tonë? Me revoltën ose parevoltën tonë? Ku i kemi varret e të parëve? Atyre të parëve që ndërtuan cesmat e qytetit, që shtruan kalldrëmin tek rrugicat e lagjeve të vjetra, që ndërtuan pazarin e vjetër, që mbanin veshjet karakteristike të qytetit e zonës ku i përkisnin, që krijuan skuadrën e zemrës, të ashikëve që thurnin vargje dashurie për `gocat e bukra` e që pasi studionin në perëndim ktheheshin përsëri në qytetin e tyre të zemrës për t`u martuar me `gocën` që nuk e kishin harruar. Kujtime që mbetën pa një gurr varri e që askush nuk ka ku t`i kërkojë për t`i kujtuar e për të derdhur dy pika lot… në emër të dashurisë që ata derdhën në këtë qytet e që ne `mondanët` e sotëm ia shkelëm me këmbë….
Jetojmë në një qytet që nuk ia festojmë mijëvjecarët që ai ka mbi supe, por festojmë përvjetorët e partive politike e koalicioneve brenda grupeve që …. vetëm politike nuk janë.
E kam të vështirë t`u tregoj fëmijeve të mi se identiteti I qytetit ku kanë lindur e ku ende ruhen varre mbi 100 vjecarë të katragjysheve të tyre (per cudi ndonje i ka mbijetuar shpatës demoklitiane te diktatures) nuk shitet, nuk dhurohet, nuk prishet sepse duhet të kisha shembuj për t`ua treguar këtë. (përvec kalasë me të njëjtin emër). Nuk mund t`u shpjegoj atyre koncepte mistike e abstrakte mbi atë cka ata nuk e shohin konkretisht! Për të bërë një analizë mendore e shpjegim shpirtëror të identitetit për fëmijën, duhet të kesh përpara një imazh visual, një element fizik të qënësishëm, konkret që t`i bashkosh në një përbërësit që reflekton ajo cka trashëgohet, ajo cka shkon nga 18-ta gjyshi (sic thotë im bir kur ka përpara pemën gjenealogjike të familjes) deri tek fëmija që sot mban ti për dore.
Nuk e di sa e kemi dashur dhe sa vërtet vazhdojmë ta duam me zemër qytetin tonë, më të bukurin në botë, ku kthimi për tek ai ia vlen cdo lloj cmimi mbi biletë e në cdo lloj lufte, pandemie, katastofe apo c`të jetë. Por nuk mjafton ta duam, duhet `me dit me e dasht` e duhet `me dit me e tregu`. Përderisa nuk ka më identitet, nuk ka më kujtime, nuk ka më histori, nuk ka më `unë` që rendja rrugëve të tij që prej së vogli e deri sot…. Tani ka vetëm …. sytë lart nga qielli si për të kërkuar një përgjigje: pse dreqin nuk po clirohemi kurrë? Unë e di një përgjigjë të dhimbshme që e kam mësuar prej një historie ku protagonist ishte një inxhinier austriak që erdhi në Shqipëri në fund të viteve 70` dhe i tha mikut të familjes time: une e di përse juve ju pëlqen të hani cdo ditë buke me domate e ullinj e të punoni në këto kushte mbi 10 orë në ditë… sepse ju nuk dini të vdisni!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.