12.5 C
Tiranë
E dielë, 17 Maj 2026

Lola Shehi

ÇAST
….Ike ike more dhenë
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe palm trees
Kush t’ia bëjë nënës kafenë
Le t’ia bëjë kush të dojë
Kush i tha të më martojë…
Sa herë përcjell time bijë belbëzoj nënzë këto vargje
Në fillim mendoja se u është kënduar vajzave që i martonin pa dëshirën e tyre,
Pastaj kuptova se u këndohej të gjithave
Po gjithsesi më ngjeth kjo këngë
Ma kanë kënduar dhe mua në çastet e përcjelljes
Mbaj mend se m’dridhej mjekrra e kapërdija lotët ngecur mesbuzësh
Tani vajzat pothuajse nuk lotojnë më kur martohen
Kujdesen të mos u prishet truku që e kanë paguar jo pak
Po nënat jam e sigurt që bëhen sa një dorë kur përcjellin bijat
Dhe të mendosh që dikur i përcillnin nga njëri fshat në tjetrin, ose në qytetin kufi
Rrallë ndodhte disa qytete më larg
Ndërsa sot
Martesat kapërcejnë shtete e dete
Kapërcejnë oqeane
Madje dhe kontinente
Ndërsa belbëzoj vargjet e këngës së vjetër
Pa kuptuar jam bërë njësh me dritaret gjigande të aeroportit
Me avuj fryme…
Shkruaj tekstin e një malli të ri që starton në pistën e avionëve
Kafja paska shije të kripur…
Lola Shehi.
“””””””””””

DIELL
Nuk di ç’bën kështu ky diell mëngjesi
Më ngroh flokë e qafë, mollëza e gushë
Shpinën bëj t’i kthej, t’i bëj ballë rrezeve
Ai më zë pritë e më djeg nën buzë…
Mënjanoj pak kokën t’i vidhem shikimit
Frikem se guxon vjen e m’puth në sy
S’dua të më zgjoj ca grimca trishtimi
Nga dimrat e egër skalitur aty…
Lola Shehi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.