Të dashur miq e mike, koleg, bashkëpunëtor/e në, anëtare e anëtar të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, dukagjinas kudo ndodheni, pas botimit të pare, me nxitjen e bashkëpunëtorit tim, Luigj Shyti, me titull “Dukagjini, Shqipëria ime aty, refleksione -I, (pjesa e pare), ngadalë ngadalë do ti vinte radha edhe pjesës së dyte të këtij libri, me të njëjtin titull “Dukagjini, Shqipëria ime aty”, refleksione- II (pjesa e dyte).

Besoj, se edhe me këto shkrime e refleksione, që janë shkruar më vonë për Dukagjinin tim, për vendlindjen time, për Shqipërinë, të botuar në gazetën “Dukagjini”, kam bërë përpjekje të jap kontributin tim modest për zhvillimin e tij, të bashkësisë së tij për t`u integruar sa më denjësisht në shoqërinë demokratike, në shoqërinë e hapur, në themel së cilës janë vlerat e individit, për të pasur mendimin e lire dhe veprimin në baze të ligjeve të shtetit demokratik, për të krijuar bindjen nder veti dhe tek të tjerët se, ne, dukagjinasit, kemi se çfarë të sjellim në çdo bashkësi, që mund të jetojmë dhe të punojmë, të bëhemi pjese e tij.
Me disa artikuj publicistik në forme studimesh, analizash, opinionesh dhe bashkëbisedimesh kam vijuar të bëj përpjekje të paraqes ato mendime, që i duhen më shumë, jo vetëm dukagjinasve të mi, por dhe shoqërisë demokratike në tërësi.
Njeriu duhet të bej përpjekje të kontribuoje për shoqërinë, bashkësinë ku jeton, dhe secili duke kontribuar në mundësitë e veta, ai jep diçka që i shërben shoqërisë. E, ky mendim që tregon se jeni dikush, më ka bërë të vijoj punën time, me kënaqësi të vijoj të punoj për të tjerët se, në ketë mënyre ndieje më shumë kënaqësi, ashtu që do të ndjeje dhe në të ardhmen kënaqësi të veçantë.
Mbeten baze për punën e time, duke shkruar e botuar në baze të këshillat e Umberto Ecos, që theksonte. “Shkruaj-keshillonte ai shkruaj të lutem. Të paktën dy rreshta, edhe nëse shpirti i trazuar dhe nervat nuk mbajnë më. Për çdo ditë. Me dhembet e shtrënguar, qoftë edhe dokrra pa pike kuptimi, mjaft të shkruash. Të shkruarit është një ndër iluzionet tona nga më qesharaket e më patetiket”.
Në ketë libër do të gjeni:
*Personalitete që lanë gjurmë në kohë; *Studime dhe histori; *Refleksione bashkëkohore; *Sensibilizime dhe promovime; *Studime dhe opinione; *Çështje sociale; *Kronike dhe reportazhe; *Mozaikë dhe *Bashkëbisedime.
Ky libër u është kushtuar:
*Le të mbetet ky libër simbol i dashurisë, respektit, vlerësimit dhe kujtimit për Dukagjinin e dukagjinasit kudondodhur, në Dukagjin, nëpër Shqipëri, apo jashtë saj;
*Babës Dode dhe Nënës Prende, të cilët me aq mundim e sakrifica na rriten dhe edukuan me dashurinë për njerëzit e punën, me dashurinë ndaj vendlindjes e atdheut.
*Bashkëshortes Veneranda, që aq shumë më ndihmoi të përkushtohem ndaj Dukagjinit, dukagjinasve.
Falënderime:
Në punën për përgatitjen e botimin e këtij libri të falënderoj:
*Redaktorin, Poetin Lazer Kodra
*Korrektoren Enkeljeda Sanaj
*Mundësorët për botimin e tij:
Prele e Mri Kroj, Ndue Ftoni, Pal Lera, Enkelejda, Edmira dhe Enveida Sanaj, Mark Dreni dhe Ndue Mici.
*Gjithashtu falënderoj shtëpinë botuese “FIORENTINA”, Shkodër, me pronar Meritan Spahija