13.5 C
Tiranë
E dielë, 17 Maj 2026

Pavlina Bardho

NJE FJALE E MIRE RROTULLON BOTEN !!May be an image of 1 person dhe E brendshme
Sa shume doja qe fjalen e mire ta mbillja si grurin ne are,
Te mbinte te rritej te mbushte plot e perplot hambaret,
Vrullshem te frymonte e te rridhte si gjak ne damare,
E thoni nje fjale te mire se eshte veresie,
E thoni nje fjale te mire ,se eshte gjuhe Perendie.
Nje fjale e mire, eshte xhevahire,
Kur thuhet me zemer ,me shpirt te delire,
Nje fjale e mire lipset dhe tek kafsha,
Qe eshte rafsha dhe mos u vrafsha,
Jo me tek njeriu,qe shpesh e prish gojen dereziu,
Nje fjale e mire te con zemren peshe,
Fjala e mire,te ben mbret she mbretereshe.
Nje fjale e mire heq sinore,
Fjala e mire zbraps tabore,
Fjala e mire largon shqoten,
Fjala e mire rrotullon boten.
Falni vec miresi o njerez,
Se kalimtare te gjithe jemi ne kete bote,
Duajeni njeriun si njerez,
Qe me pak te kete dhimbje e lote.
PAVLINA BARDHO BUBULLIME LUSHNJE .
“””””””””””””””””””””
KISHA DESHIRE PER TE SHKRUAR !!
Vargje te shkruara ne ditet e veshtira te post kovidit !!
Kisha deshire per te shkruar,
Ne ate kohe te mallkuar,
Trup e shpirt te coptuar,
Prangash lidhur kembe e duar,
Mos po shuhet jeta Ime,
Apo dielli cope e therrime
Mos po humb ngjyrat ylberi,
Apo bota ne lumenj vreri.
Pse I feksi rrezet hena,
Mos ka fjale te pathena,
Qe gjemojne e vetetijne,
Edhe ditet po mi nxijne.
Ti o diell qe je ne qiell ,
Me dhuro nje grusht miell,
Ta gatuaj dhe te sherohem,
Se nga syte po verbohem.
Po dielli sme pergjigjet,
Shpirti si ne furre me digjet,
Me digjet shpirti dhe xhani,
Se keshtu donte dushmani.
Lutem per jetet e reja,
Te mos I godase rrufeja,
Se jeten sa e kane nisur,
Pa rritur e pa stolisur.
Mos o Zot ndali doren,
Djemte dhe nuset te vene kuroren,
Te pagezohen femijet,
Te gezojne nenat per bijet.
Djalli mberthyer ne kthetra,
I vertete jo ne letra,
Gjithe boten ka pushtuar,
Jete te humbura ,lot vajtuar.
Ky kovid qofte mallkuar,
Shume familje jane lenduar,
Shpirt e zemer perveluar,
Sdihet dhe sa jete te tjera,
Sa te shkoje e vij pranvera.
PAVLINA BARDHO BUBULLIME LUSHNJE.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.